Numri treshifrordhe jubilar i revistës

Gjergj Pepgjoni, Redaktor përgjegjës

Të rikujtojmë se Shoqata “Don Gjon Buzuku” u formua dhe u regjistrua më 20.03.1995, me seli në Ulqin. Nëpër revistat informative INFO kemi folur për formuesit dhe kemi dhënë shënime të duhura. Sipas Nenit 13 të Statutit me vendim të shoqatës, revista filloi të botohej më 28.06. 2001, ku kryeredaktor u emërua i ndjeri dr. Simë Dobreci, si dhe u bë regjistrimi në Sekretariatin për informata në emër të shoqatës nga gazetari Gjekë Gjonaj.
Prej numrit 14 u formua edhe Këshilli programor si dhe u zgjerua redaksia, kurse që në numrin 22 filloi botimi me ngjyra. Prej numrit 41 u zgjodh redaktori dhe radaksia e re për hir të sygjerimeve të Konferencës së Tretë Ndërkombëtare që organizoi shoqata, ashtu që pati mosmarrëveshje me redaktorin dhe redaksinë e mëparshme. Mirëpo, më pas, në botimin e revistës u inkuadruan edhe profesorë eminentë të lëmit të kulturës si akademik Mark Krasniqi, akademik Alesksandër Stipçeviq, piktori Gjelosh Gjokaj, prof. Adrijan Marashi, prof. Shaban Sinani, prof. Bahri Brisku, prof. Edmon Malaj, prof. Behlul Beqaj dhe shumë të tjerë. Po ashtu u bë riregjistrimi më 4.10. 2013.
Financimi që nga fillimi bëhej nga donatorët e diasporës dhe të vendit, por edhe fondet dhe institucionet e ndryshme. Në kohën e fundit, gati në terësi finansohet nga projektet që shoqata i paraqet në fonde të ndryshme, posaçërisht Fondin për Pakica, i cili në kohën e fundit i aprovon projektet dhe jemi shumë mirnjohës. Siç e ceka, në revistë financohet vetëm botimi dhe diçka dizajn, kurse puna tjetër është gratis nga autorët dhe anëtarët e shoqatës.
Meqenëse ka ardhur koha e digjitalizimit, në të ardhmen do t’i reduktojmë organet, sepse veçse është formuar koncepti dhe për hir të autorsisë dhe obligimeve të anëtarëve dhe pengesave operative, botimi dhe përgaditjet bëhen më shpejt. Bashkëpunimi do të bëhet në mënyra tjera, kurse në numrin e ardhshëm në INFO do t’i prezentojmë të gjithë anëtarët e Këshillit, redaksisë dhe të tjerëve, në shenjë mirënjohjeje.
Ajo teknikë është më efikase, më operative dhe me më pak shpenzime financiare.
Kishim shumë pesimistë që na kritikonin, bile edhe nga rradhët tona, por revista vazhdoi të botohet dhe do të vazhdojë edhe më tej dhe rregullisht u dorëzohet institucioneve kulturore.
Finansimi bëhet përmes xhirollogarisë së shoqatës, rregullisht paraqitet bilansi vjetor dhe lajmërimi i tatimeve dhe taksave si obligim ligjor.

Të fundit

më të lexuarat