Katalogu i botimeve të “Art Club”-it ka për qëllim prezantimin e veprimtarisë botuese të kësaj shoqate gjatë periudhës 1991-2015. Në të janë përfshirë 104 botime të 43 autorëve. Katalogu është hartuar duke ndjekur parimin kronologjik të daljes së botimeve. Në të janë paraqitur në mënyrë të përmbledhur të dhënat kryesore dhe një vështrim i shkurtër për secilin botim
Ismet Kallaba
Veprimtaria botuese është njëra ndër punët kryesore të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Ajo fillon në vitin 1991, menjëherë pas themelimit të “Art Club”-it, me botimin e librit “Ulqini në gjurmët e shekujve” të dr. Ruzhdi Ushakut, në një kohë të vështirë për librin shqip në Mal të Zi. Gjatë këtij çerek shekulli “Art Club”-i ka botuar më shumë se 110 libra të fushave dhe gjinive të ndryshme, duke qenë botuesi më i madh ndër shqiptarët në Mal të Zi. Ato përbëjnë një thesar të çmuar të shqiptarëve në Mal të Zi dhe më gjerë. Përgjatë viteve ka ardhur duke u rritur edhe cilësia e botimeve, si në aspektin përmbajtësor ashtu edhe të përgatitjes teknike.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore