Veprimtaria dhe puna e tij shkencore kolosale që ka bërë e po bën është vlerësuar nga studiuesit si udhërrëfyes për emancipimin dhe përpjekjet e shqiptarëve, në ish-Jugollavi për të drejtat e qytetarëve, e sidomos për identitetin kulturor e kombëtar të tyre
Gjekë Gjonaj
Të premten e kaluar akademik Idriz Ajeti nga Medvegja ka mbushur 100 vjet. Një shekull jetë. Kështu e desht fati. Kështu, jam i sigurt, se e deshtën dhe e duan jo vetëm më të afërmit e tij, nxënësit dhe studentët e tij të dikurshëm, por edhe kolegët e tij dhe të gjithë ata që e njohin ose ata të cilët e njohën ose kanë lexuar e dëgjuar për profesorin e nderuar. Me shëndetin që gëzon shpresojmë dhe besojmë thellë se do t’ia kalojë me disa vjet edhe shekullit.
Atë ditë bota shkencore shqiptare e shënoi në Prishtinë përvejtorin e madh të lindjes së këtij doajeni, gjuhëtari, albanologu dhe profesori të gjuhës shqipe dhe njërit nga ndërtuesit e institucioneve shkencore në Kosovë. Këtë privilegj të jetëgjatësisë e ka pak kush. Njerëzit e rrallë të shkencës dhe të kulturës jo vetëm shqiptare, por edhe botërore. Ai mbetet një fenomen i rrallë i dijes shqiptare.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “750” të revistës Koha Javore