Dr. Tonin Çobani
Hyrje
Kontakti i parë me romanin e dytë të Anton Gjuravçajt (“Nata në Sion”) është edhe pranimi i një proze të veçantë dhe të shkruar ndryshe, që do të mund ta quanim thjesht antoniane. Dhe mendja na shkon menjëherë tek Anton Çehovi, jo vetëm sepse të dy autorët kanë të njëjtin emër (Anton) por edhe për faktin se të dy ishin mjekë, në profesionin e tyre bazë. Por jo vetëm kaq. Të dy vijnë në fushën e letrave si artistë me karakteristika të theksuara individuale. Çehovi me lirizmin e tij të thellë që përcjell fundin e një bote aristokratike dhe Gjuravçaj me zhbirilimet e tij të thella që shoqërojnë fundin e një sundimi 500-vjeçar. Është edhe një Anton tjetër në letrat shqipe. Ai quhet Anton Pashku dhe vjen duke i paraprirë një proze thellësisht subjektive.
Subjektive është edhe proza e Gjuravçajt.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “769” të revistës Koha Javore
