Një hap më afër drejt ëndrrave të mia

Me çdo vit që ikën ose jemi më larg ose më afër drejt asaj që ëndërrojmë, në varësi të kushteve e rrethaneve dhe gjërave të tjera që ndikojnë në jetën tonë. Sfida më të cilët përballen të rinjtë sot, veçanërisht në realizimin e ëndrrave është e gjatë, sepse jo çdo ëndërr bëhet realitet. Fëmijët kanë ëndrra të ndryshme në varësi të moshës. Fillimisht duan të bëhën princa/princesha, këngëtarë/e, aktorë/aktore, por me kalimin e kohës në adoleshencë disa nga këto ëndrra edhe ruhen e disa ndryshojnë nga faktorë të tillë se ku secili e gjen veten. Nga këngëtarë/e duan të bëhën inxhienierë/e ose mësues/e , duan të merren me arte si: poezi, pikturë etj. Vetë fjala ëndërr ka këtë kuptim në fjalor: ajo që shohim në gjumë, varg vegimesh, figurash, ngjarjesh etj. që na shfaqen kur flemë. Dhe vërtëtë që ëndrrat mbeteten thjesht ëndrra në qoftë se nuk punojmë për t’i realizuar ato, sepse duhet të jemi realistë, ëndrrat nuk bien nga qielli dhe realizohen në momenti e rënies në tokë.
Dua të bëhëm ky e kjo… dua, por sa punoj unë në realizimin e ëndrrave? Çdo ditë është një mundësi e re për t’u afruar një hap më afër, për të zbuluar pse jo edhe ëndrra të tjera që kemi lënë në sirtarë. Të ndjekësh ëndrrat nuk është një rrugë e lehtë, pasi gjatë udhëtimit drejt tyre do të hasësh në shumë gurë, kafshë të lloj-llojshme të cilët do të ta presin rrugën. E jotja është se çfarë do të bësh, do ecësh para apo do të ndalesh e kthehesh mrapa? Vullneti e durimi janë dy cilësi pa të cilat asnjë ëndërr nuk mbijeton. Të ndjekësh ëndrrat është njëlloj si të jetosh, pasi që jeta ashtu si edhe ëndrra të vendosë përballë dy zgjidhjeve: zgjidhjes se çfarë do bësh sot ose çfarë do sakrifikosh për realizimin e tyre?
Vërtëtë që ëndrrat duan punë, sakrificë, vullnet e durim por asnjë lloj ndjesie nuk mund të matet e krahasohet me momentin kur më në fund i realizojmë ato.

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat