Një dhuratë për Krajën

Këngët popullore nga Kraja kanë një lirikë të theksuar dhe janë perla, sidomos këngët lirike që këndohen me rastin e gëzimeve, si fejesa - dërgimi i dhuratës, i shenjit për fejesë, ku nuset, vajzat dhe gratë këndojnë dhe janë të lumtura për dasmën që po afrohet

Asllan Bisha

Ali Gjeçbritaj është i lidhur me vendlindjen e tij, Krajën, siç thotë populli, “si mishi me thua”. Dhe kjo del në pah dhe veçohet posaçërisht në librin “Rite dasme në Krajë”.
Ai përveç punës si mësimdhënës, ku u dallua për punë të palodhshme ngase e donte arsimin dhe fëmijët, punoi edhe në lëmi të tjera, si në politikë, ku dha kontributin në çastet kur demokracia filloi të zëjë rrënjë në këto anë.
Aliu kishte filluar të shkruajë poezi më herët, por në vitin 2009 botoi librin “Motet”, përmbledhje me poezi kushtuar vendlindjes, Krajës, të cilën poeti e mban në zemër, e do dhe e përjeton. Ai i ndan dhe qan brengat e saj, sidomos shpërnguljen, mërgimin, plagë e cila po e shkatërron këtë oazë të bukur, këtë bukuroshe pranë liqenit të Labeatëve, por e etshme për ujë. Kraja ka mungesë të ujit, por bijat e saj nga Iliria e deri më sot veshen me të bardha.
Aliu e ndjen migrimin, braktisjen, shpërnguljen, e cila e prekë në zemër. Dhe jeton me fatin e vendlindjes, të shqiptarëve në Krajë. Ai do të donte t’i dhurojë edhe më shumë vendlindjes dhe kombit. Por them se kontributi i tij është shumë i madh me librin “Rite dasme në Krajë”, rite të cilat janë të përgjithshme te shqiptarët, por kanë nuancat e veçanta, sidomos ritet e dasmës. Këngët popullore nga Kraja kanë një lirikë të theksuar dhe janë perla, sidomos këngët lirike që këndohen me rastin e gëzimeve, si fejesa – dërgimi i dhuratës, i shenjit për fejesë, ku nuset, vajzat dhe gratë këndojnë dhe janë të lumtura për dasmën që po afrohet.
Ja disa vargje të një kënge. Në Krajë këndohet: “Shkon pulëbardha përmbi shpi, Ali aga çon dhunti…”

Libri i Aliut është me vlerë të madhe për folklorin e shqiptarëve, jo vetëm të Krajës, por në përgjithësi. Këngët e valleve krajane janë të veçanta. Fjalët janë të rralla, të zgjedhura, plot ritëm, porosi dhe ngjarje, shprehin ndjenja të thella

Ana e Malit e këndon po ashtu këtë këngë, me një dallim, duke thënë: “Shkon pulëbardha përmbi Dri, Ali aga çon dhunti”.
Ndërsa Ulqini e këndon po ashtu ngjashëm: “Shkon pulëbardha nëpër vi, Ali aga çon dhunti”.
Dhe ritet gjatë kësaj ngjarjeje shkruhen dhe shënohen mirë nga Aliu, i cili i di këto rite, të cilat janë me shumë rëndësi dhe gjurmë lashtësie, të përcjella deri më sot. Ato nëse nuk shkruhen dhe shënohen, do të harrohen. Janë perla të një tradite të lashtë, që përditë e më shumë po harrohen. Këngët e valleve të Krajës, të cilat paraqesin një begati të rrallë, janë mbledhur e shënuar edhe nga Ismail Doda e të tjerë dhe janë pasuri folklorike.
Libri i Aliut është me vlerë të madhe për folklorin e shqiptarëve, jo vetëm të Krajës, por në përgjithësi. Këngët e valleve krajane janë të veçanta. Fjalët janë të rralla, të zgjedhura, plot ritëm, porosi dhe ngjarje, që shprehin ndjenja të thella. Dhe Kraja nuk njihet vetëm për këngë epike, por ka edhe këngë lirike. Ato duken nga vargjet e kënduara, të mbledhura dhe të shënuara nga Ali Gjecbritaj. Libri ka rëndësi dhe vlerë, seçse e paraqet Krajën ndër shekuj. Poezia e fshatarit nga Kraja, sikur i thotë të gjitha.
Asht kjo Kraja, prej florinit,
Në mes të liqenit të Shkodrës
Dhe Ulqinit
Sikur të kishte edhe ujë
S’kish me ja pasë lakmi askuj.
Dhe poezia më përkujtoi vizitën tonë që i bëmë Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” para një dekade, me të ndjerin Rifat Kukaj, i cili i thoshte Hajro Ulqinakut: “Ju që e lëni Ulqinin, Krajën, Anën e Malit… do t’ju mallkojë vendlindja”.
Ali Gjeçbritaj i dhuroi vendlindjes, Krajës, një libër me vlerë, të cilin e botoi Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.

Ritet e dasmës shkruhen dhe shënohen mirë nga Aliu, i cili i di këto rite, të cilat janë me shumë rëndësi dhe gjurmë lashtësie të përcjellura deri sot. Ato nëse nuk shkruhen dhe shënohen, do të harrohen. Janë perla të një tradite të lashtë, që përditë e më shumë po harrohen

Të fundit

më të lexuarat