Flori BRUQI
Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve shpresojmë që do t’i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, ,kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka ekzistuar deri më sot.
Pas tranzicioneve demokratike në trojet shqiptare dhe dijasporë, zhvillimi i shkencës, i letërsisë, i artit etj., mori hov si kurrë më parë..
28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edhe Akademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në Nju-Jork. Akademia në fakt është një institucion mbarëkombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja dhe Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia edhe nga Diaspora.
Bashkërisht në këtë Akademi u organizuan një serë aktivitetesh shkencore dhe kombëtare, si, fjala vjen; Konferenca kushtuar 600-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skëderbeut 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senatri i gjuhës dhe i kulturës kombëtare prof. Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjektive, politike dhe antishkencore të Arshi Pipës.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptare Amerikane në Nju-Jork punimet e veta shkencore i ka botuar në revistën shkencore të Akademisë, “Dituria” dhe në revista tjera prestigjoze. Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi botoi dhe përuroi në prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova. Është botuar edhe “Leksikoni enciklopedik”, i cili sadopak do t’ plotësojë zbrazëtitë që janë hetuar në zhvillimin e shkencës, letërsisë, artit, kulturës etj., ngase një leksikon i tillë biografik dhe bibliografik deri tash nuk ka ekzistuar.
Shkencëtarët, shkrimtarët dhe artistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edhe me deklaratate tyre se janë shqiptarë.
Gjatë shkrimit të këtij leksikoni, për 4 vjet pa ndërprerë, na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin, verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.
Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë.
Botimi “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e deri sot. Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe të veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, të Medvegjës, të Bujanocit, të Çamërisë dhe të diasporës. Pra, përfshin në një mënyrë tërë hapësirën kombëtare.
Shumë prej kandidatëve të përfshirë në fjalor nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Nuk kanë hyr në “Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara, si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre. Por në botimin eventual do të plotësohet edhe me të dhëna dhe autorë të tjerë që për një apo arsye tjetër nuk janë përfshirë.
Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellënë të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Kjo enciklopedi u ndihmon mësuesve, nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre…
