Nga vjen fjala njeriu i ëndrrës apo i “në andërr i dalin?

Muhamet Nika

Pra kujto këtu shprehjen popullore “në andërr i dalin”. Atij i dalin ëndrrat, gegënishte e dijeve të Rumisë. Në fakt ashtu sipas rregullave të caktuara të dialektit gegë të cekura, edhe në këtë situatë kemi një fjali të tërë mendimi gegë që na mëson se profetët e caktuar “në andërr dalin”. Mendojmë se kjo çështje ka mbetur e pa hetuar, pikërisht për punë të formimit të mangët intelektual në fusha të ndyshme të dijes që të ndihmojnë ta kuptosh këtë që themi si multi dije. Doemos që shkenca vendos një kufi për paraqitjen e njeriut të nantërtalit gabimisht. Po dhe religjionet gabojnë kur pengojnë interpretim, sepse duke u bazuar në fetë e veta nuk i marrin në konsideratë mitet dhe kjo i bënë ata të mos japin shpjegimin e duhur. Ose, për këtë mesiguri nga praktika, si ta kuptojmë shprehjen nën Rumi kur dikush thotë një të vërtetë që nuk besohet dhe atëherë themi: ”Hiqu tij mas i xen besë se sheh andrra me sy çelë..?!” Të jetë kjo thënie një kujtesë intuitave e pa vetëdijshme që ka të bëjë me një dimension të mbyllur tonin nga e kaluara si nëmë nga Apolloni përderisa është me origjinë nga mitet shqiptare – të pagëzuara si greke. Kjo ka të bëjë me figurën e Kasandrës të cilës i dilnin ëndrrat, por ishte e denuar që të mos i besohet ëndrra edhe pse ishte një paralajmërim për njerëzit. Plotësojmë këtu se vetë ëndrra edhe në fe(islam) përllogaritet si shënja e 40 e profecisë. Këtë më së qarti na e thotë edhe studiuesi Agron Dalipaj në librin e tij “Mitet, origjina dhe gjuha e tyre” kur flet për atë që sheh sheh andrra. Kasandra (nën Rumi) = “ka sa andra“; KA +SA +ANDRA. I ka disa andrra, që në dialekt dëgjohet edhe sot të thuhet: ka sa andrra të këqija. Por, prapë s eprapë,nuk e dijmë që jemi të dënuar pa vetëdije që të mos iu besojmë atyre si nëmë. Pasi sipas mitit ëndrra del të jetë e vjetër sa vetë shoqëria njerëzore, tashti shqipja na lë hapësirë etimologjike për të kuptuar faktin se edhe te fjala kasandra patëm rrënjën andrra që brenda vetës në mitologji ka rrënjën di –a . Kurse vërejmë në fjalorin mitologjik që me këto 2 shkronja është quajtur edhe Zeusi, Ademi –ADAMI dhe ku në të dy rastet emri na jep dijen e shenjtë (fenë) e fjalës shqipe ADEMI = ai di mi, ose ADAMI = a da mi = është ndarë mbi. Ideja është se punët dhe dijet e qiellit thonë nën Rumi janë nda – KADIMI = ka+ di+ mi . KADMI – Kështu ishte emri i profeteti që jetoi në Shas tek Abrejt dhe ishte shpikës i alfabetit?!
Tashti besoj që jemi dakord se përpara lind një emër që në parakrijim e pastaj punët tjera dhe mos ta besojmë po deshëm, po gjithë vërehet se vendet më enigmatike ku dalin emrat me rrënjën cekur janë pikërisht në Mal të Zi . Kjo tregon se si në këtë mbretëri jetonin njerëzit që vinin nga ëndrrat si mbretër të dinastive yjore ilire dhe se përveç asimilimit gjuhësor që na ndanë me malazezët, del se nga etimologjia dhe veshja e besimi të jemi i njëjti popull. E nga më interesanti del emri i Nikshiqit si ANDËR BA. Aty ku gjindet sot manastiri mrrekullibërës serbomalazez, por që ka një emër shqip, por që nuk e kupton as gjuha malazeze e as gjuha serbe jo se jo.
Politikën asimiluese aktuale të qyteteve të mbretërisë së GENTIT dhe AGRONIT nga të huajtë na e tregojnë emrat ilir të qyteteve malazeze si në hartë të cilat nuk i kanë punuar shqiptarët. Nga kodet e fotografive të shenjta nga jeta e Jezusit tregojnë haptas për kontakte të vërteta të ardhjes së mbretërve nga qielli në forma të ndyshme- dritë –siluetë, etj dhe që ndihmoheshin nga qenie tjera jashtëtokësore. Fare qartë shohim se si vetë Krishti del të zbresë nga një vezë kozmike , nga qielli–anije… dhe se si të mirët – të shenjtërit në tokë të mbetur aty prisnin ardhjen e tij… Madje manastiri i Deçanit në afreskat e veta si më poshtë na sjell edhe një anije kozmike e cila kishte komplet ekuipazhin brenda të yjorëve duke pasur mundësinë që edhe vetë ekuipazhi të jetë quajtur kuptueshëm shqip ilijanë. Pra janë nga ili, apo ylli. Këtë nuk e kemi në Bibël, por e bazojmë në rrëfimet e 3 priftërinjve kaldeas të cilët kur flasin “për një yll me bisht” që fluturoi drejtë tokës dhe zbriti Shpirtin e Shenjtë që hyri në trupin e MË TË MIRËS – duke i fryrë dhe duke e mbarësuar atë pa kontakt fare. Shih gegërishtja jep mundësi interpretimi sipas natyrës së saj kur thuhet : “E Marijes (marje = e mbarë je). Nuk bënë punë të liga. Për lidhjen e besimit të parë nën Rumi me dijen e të parëve që lanë trashëgimi në këto punë le të kujtojmë atë që kemi cekur se si në Anë të Malit kur këputet një “yll me bisht” Gjyshet na thonin të themi sa më shpejt të jetë e mundur fjalinë dëshirore: “Çka m’shohin sytë, punofshin duart” se siç thonin thuejeni këtë “se isht mirë se vijnë”. Po cilët janë ata që vijnë … nuk e kemi lodhur veten të pyesim si dije?! Domeos që ta thotë vetë fjala se vijnë ata që në qiell grahet me anije në formë ylli e këtë na e mësojnë edhe këto AFRESKA = a (asht) + Freska = fresku . Shih: “Sot e ka fresku kohën”. Po kush? Dihet çka nënkuptohet. Për të mos e zgjatur, sipas besimit dhe mitologjisë shqiptare, përmes ëndrrës jashtëtokësorët ose banorët e qiellit, të cilët lidheshin me përkujdesjen tonë, këtë e bënin përmes ëndrrës.
Afreskat e Manastirit të Deçanit na e tregojnë më së miri kontaktin – komunikimin tonë me banorët e qiellit. Kuptohet se këto afreska janë me mijëra vjet si ngjarje para ardhjes së serbëve në Ballkan ashtu si vetë fjala shqipe që ata nuk e kuptojnë në gjuhën e vet ashtu as si vetë fjalën AFRESK që e përdorin dhe që edhe kjo është një gegërishte = Është fresk. Sepse lart ka vetëm fresk, që edhe kjo fjalë i takon fondit të shqipes?!

Të fundit

më të lexuarat