“Në derë të oborrit” është përmbledhje me kallëzime dhe fotografi nga Kalaja. Duke kujtuar fëmijërinë e tij, autori përmes tyre shpalos ngjarje e personazhe, duke u zhytur thellë në historinë dhe të tashmen e Kalasë. Ngjarje tragjike, anekdota, histori dashurie, shoqërie e detarie, përjetime personale, të gjitha këto gërshetohen dhe na sjellin para syve tanë jetën e banorëve të Kalasë dikur dhe sot
Ardita Rama
Kalaja e Ulqinit, kjo mbretëreshë krenare ilire, në gjirin e saj fsheh histori të patreguara kurrë, të mbuluara me pluhurin shumëshekullor. Disa prej tyre, duke u bartur gojë më gojë, gjeneratë pas gjenerate, i kanë shpëtuar harresës. Shumë prej tyre do të mbeten përgjithmonë të fshehura në gurët e Kalasë apo në thellësitë e detit që e rrethon.
Gani Karamanaga është njëri prej atyre njerëzve që mblodhi kujtimet e tij dhe rrëfimet e të tjerëve në një vend, në këtë libër, duke i siguruar përjetshmëri shumë personazheve, por edhe duke zbardhur ngjarje që dikur kanë ndodhur nëpër rrugicat e Kalasë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “770” të revistës Koha Javore
