Ndryshimi

Ndryshimi i vërtetë, që duhej të ishte shfaqur, ende nuk ka ardhur. Dhe nuk ka si të vijë me njerëz që vazhdojnë të jenë të këqij, dredharakë, lajkatarë, mashtrues, që shkatërrojnë vendin e tyre, si bagëtitë që në rrëmujë ikin për t’i shpëtuar ujkut, dhe shkelmojnë çdo që u del përpara, shkatërrojnë çdo gjë që është e tyre, kënaqësinë e masin me barkun, kurrë s’e kanë njohur lirinë, as duan ta njohin, e shpërdorojnë, nuk duan përgjegjësinë që rrjedh prej saj, lirinë gjithmonë e kalojnë nga një despot në tjetrin

Për Koha Javore: Astrit Lulushi

Si valë të vogla që formohen në lumë, kështu janë lëvizjet e ndryshimit; proces i vazhdueshëm, i thyer në forma të tjera nga goditjet me pengesa. Kjo jep arsyen pse ndryshimi duhet të jetë ose i vërtetë a i plotë, ose hiç fare; ndryshe nga ëndrra e keqe gjatë gjumit pas ngrënies. Ndryshimi pasqyrohet qartë vetëm kur lëvizja e valëve pushon. Në periudhën kur njeriu fle dhe trupi bie në qetësi, pamjet e ëndrrave në tru reflektohen duke shfaqur imazhet e pamjeve të ditës. Në këto ëndrra, herë-herë njeriu duket i hutuar, i çuditshëm, pa lidhje, i ethshëm, a si i dehur. Ka ëndrra që nxisin e frymëzojnë. Ka edhe nga ato që shkaktojnë trazira e shqetësim.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “814” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat