Punimet e projekteve, janë përmbledhur në librin poligrafik me titull të përbashkët “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, I”, të cilën për shtyp e ka përgatitur epikologu i mirënjohur shqiptar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, i cili është edhe kryeredaktor në redaksinë shumanëtarëshe të librit
Duke pasur parasysh faktin e pamohueshëm se Peja me rrethinë është e njohur në histori, për tradita atdhetare, për bujari dhe atraksione të bollshme natyrore, por edhe për tradita etnokulturore, që janë ndër më të pasurat në Kosovë dhe rajon, që për nga rëndësia janë të shkallës së vlerave të institucioneve botërore Evropa Nostra dhe UNESCO, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Pejë, në kuadër të valorizimit të trashëgimisë kulturore të Pejës me rrethinë, ka realizuar me sukses tri projekte: I. Lojërat tradicionale të Rugovës, II. Sofra pejane – vlerë autentikë dhe III. Pleqnia në odat e anës së sipërme të Rrafshit të Dukagjinit. Janë këto projekte me vlerë dhe peshë të kësaj Qendre për të konkurruar në Ministrinë e Kulturës, të Rinisë dhe të sportit, për t’u përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Për projektet në fjalë, të realizuara me maturi, dinjitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi, me përkujdesje të mirëfilltë të drejtoreshës së Qendrës, mr. Shpresa Tolaj – Gjonbalaj, janë hartuar tema përkatëse me shkrim nga fusha e etnologjisë, fusha e lojërave popullore të shkathtësisë dhe fusha e traditës në odat tona në rrafshin e Dukagjinit, të cilat janë fryt i veprimtarëve të mirënjohur nga opuset e ndryshme të krijimtarisë letrare në Prishtinë dhe në Tiranë, falë angazhimit të Qendrës së sipërpërmendur, njërës ndër më të dalluarat në Kosovë dhe rajon. (vazhdon)
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “803” të revistës Koha Javore

