Vepra “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Porta e Lartë (1878-1881)” e autorit prof. dr. Iljaz Rexha është kontribut madhor, që mund të përfshihet pak a shumë në kuadër të hulumtimeve dhe shkrimeve të tjera që janë duke u bërë në vijimësi për të ndriçuar në mënyrë sa më objektive dhe argumentuese Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, veçanërisht Lidhjen e Prizrenit, që veproi me këshillat dhe organet e saj në të gjitha qendrat e viseve të banuara me popullsi shqiptare
Shaban Hasangjekaj
Vepra “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Porta e Lartë (1878-1881)” e studiuesit, historianit dhe orientalistit prof. dr. Iljaz Rexha, të cilën autori me kënaqësi ia paraqet opinionit të gjerë shkencor, në veçanti dhe lexuesit të pasionuar në përgjithësi, është fryt i kërkimeve të tij arkivore disavjeçare, të kryera jashtë dhe brenda vendit, që kanë të bëjnë me ndriçimin e ngjarjeve historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për njërën prej periudhave më të trazuara të historisë kombëtare shqiptare.
Në fillimin e parathënies së kësaj vepre, autori shprehet se “Historiografia e vërtetë shkencore shqiptare filloi të zhvillohet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka shënuar arritje të rëndësishme në trajtimin e problemeve themelore historike në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me historinë e popullit shqiptar, duke u mbështetur kryesisht në burimet autentike arkivore, të zbuluara në kohë të fundit, në arkivat perëndimore dhe lindore, sidomos në Arkivin Qendror Osman (BOA) të Turqisë”.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “771” të revistës Koha Javore
