Njeriu jeton në varfëri të skajshme, në kasolle, në kushte kafshërore. Është i papunë, por mjafton të ketë një TV a frigorifer në banesë dhe shteti e quan të pasur dhe e përjashton nga ndihma sociale, duke hedhur në mjerim gjithë familjen me fëmijë, pleq e gra që vuajnë të gjithë bashkë nga mungesa e gjithçkaje që gjendet me bollëk në treg dhe restorante, që ushqimet që u teprojnë kur mbyllin dyqanin në mbrëmje i hedhin pasi nuk janë më të freskëta
Në kohën e diktaturës, njeriu që kishte më shumë shihej shtrembër, cilësohej borgjez, jetonte me frikë se mund të shpallej armik i shtetit e dërgohej i shoqëruar me policë në kampe përqendrimi, thuajse i zhveshur, vetëm me rrobat e trupit. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo periudhë e zymtë. E çuditshme, kur sheh se sot ndiqet e njëjta taktikë.
Njeriu jeton në varfëri të skajshme, në kasolle, në kushte kafshërore. Është i papunë, por mjafton të ketë një TV a frigorifer në banesë dhe shteti e quan të pasur dhe e përjashton nga ndihma sociale, duke hedhur në mjerim gjithë familjen me fëmijë, pleq e gra që vuajnë të gjithë bashkë nga mungesa e gjithçkaje që gjendet me bollëk në treg dhe restorante, që ushqimet që u teprojnë kur mbyllin dyqanin në mbrëmje e hedhin pasi nuk janë më të freskëta. Ai që s’ka e vuan për një copë bukë mendon se atë që nuk e ka ia kanë vjedhur. Sepse edhe ai duhet të ketë të hajë si gjithë të tjerët. Nëse një person të vjedh dhe ti ia merr prapë, kjo nuk të bën ty vjedhës.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “805” të revistës Koha Javore

