Koritë – Shoqëria Kulturore- Artistike “Besa” për të pesëmbëdhjetin vit me radhë, ka organizuar manifestimin kulturor-zbavitës e tradicional, “Logu i Bjeshkëve – Miss Bjeshka 2018”, në të cilin morën pjesë një numër i madh mysafirësh nga vendi dhe nga diaspora shqiptare të cilët me bashkëvendës dhe bashkatdhetarë të tyre kaluan çaste të këndshme bisedimi dhe argëtimi mes ajrit të pastër dhe natyrës mahnitëse të kësaj zone.
Në emër të organizatorit ka përshëndetur Z. Shtjefën Ujkaj, i cili duke falënderuar të gjithë të pranishmit ka shpalosur një historik të shkurtër të fillesave të këtij manifestimi, i cili në të njëjtën kohë ka prezantuar në mënyrë kronologjike aktivitetet kulturore dhe artistike të SHKA “BESA”, çmimet që ka arritur të fitojë gjatë këtyre 50- viteve jetë. Ujkaj një vëmendje të posaçme i ka kushtuar veshjes së xhubletës, duke treguar se xhubleta është ndër veshjet më të vjetra të botës e duke u zotuar se SHKA “Besa” do të vazhdojë edhe më tutje me shumë krenari ta promovojë dhe ta ruajë si një thesar të çmuar të etnokulturës sonë. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “826” të revistës Koha Javore
