Praktika e myslimanëve që në kohët e hershme si dhe mendimi i dijetarëve të shkollës juridike hanefite tregojnë se në gurvarre mund të jepet, bile duhet të jepet identiteti i të vdekurit
Mr. Behlul Kanaqi
(vijon nga numri i kaluar)
Shënimi i emrit të të vdekurit e ka rëndësinë e vet edhe nga aspekti fetar. Megjithëse ka pasur debate mes dijetarëve të shkencave islame nëse duhet të ketë epitaf në gurrvarre apo jo, praktika e myslimanëve që në kohët e hershme si dhe mendimi i dijetarëve të shkollës juridike hanefite (pra, medhhebi/shkolla juridike që ndjekin myslimanët e Ballkanit, Turqisë, Pakistanit, ish-republikave turke si dhe një pjesë e myslimanëve të vendeve arabe) tregojnë se në gurvarre mund të jepet, bile duhet të jepet identiteti i të vdekurit. Kështu në kulturën islame epigrafi më i vjetër daton në vitin e 5-të të hixhretit ose 626 sipas Isasë a.s., kur në një shkëmb afër Medinës gjatë luftës së uhudit janë gdhendur rreth 20 emra, prej të cilëve emrat e Ali ibn Ebi Talibit, Ebu Bekrit dhe Omerit janë të lexueshme. Këta janë shkruar në formën “unë jam…”
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “751” të revistës Koha Javore