Më 29 shtator 2022, në Kishën Katolike „Zemra e Krishtit’’ në Tiranë, me filim në ora 19 u mbajt koncerti me muzikë shpirtërore. Ky organizim u realizua me mbështetjen e Kryedioqezës së Tivarit. Vlen të përmendet se artistët që morën pjesë i përkasin kombësive të ndryshme dhe ata ishin: Dimitrij Grinekh – bariton (Rusi), Sara Vujosheviq – Jovanoviq – soprano (Mali i Zi), Nikita Loyko – pianist (Ukrainë), të cilët me pikat e tyre muzikore mahnitën publikun. Publiku dëgjoi me entuizëm dhe vëmendje vepra të kompozitorëve: Moniuszko, Dvorzhak, Sonevsky, Batista, etj. Nga ana tjetër, duket sikur asgjë në këtë eviment nuk ishte përzgjedhje e rastësishme: artistët me kombësi të ndryshme (Rusia – Ukraina -Mali i Zi), përzgjedhja e kompozitorëve (Moniuszko, Dvorzhak, Sonevsky ), vendi (kisha), e mbi të gjitha talenti i artistëve (muzika) si mjet që bashkon e thyen barrierat e luftës dhe kthen në kohën e paqes e mirëkuptimit. Teksa dëgjoje këta artistë (Sarën, Dimitrijin dhe Nikitën) duke përformuar, herë solo e herë në duet, vibroje ndërmjet realitetit paksa të trishtë dhe u riktheje në ëndërrime dhe mendoje se sa e bukur do dukej bota pa konflikte. Në fund të evenimentit, fjalën e mori famullitari i kësaj kishe, Patër Zef Bisha i cili falendëroi të pranishmit dhe artistët për koncertin. Rikujtojmë që më parë ky koncert u mbajt edhe në qytetin e Shkodrës.
Donika Lulgjuraj
