Arti dhe kultura janë ato që do të bënin një kthesë pozitive në këtë drejtim, sepse vetëm me startimin e frekuentimit të aktiviteteve të tilla do të mund të shënohej një progres në këtë zbrazëtirë aktuale që ka secili i ri në këtë vend, sepse nisur nga situata aktuale ku gjenerata e re është protagonist vetëm e mbrëmjeve të zhurmshme muzikore, nuk tregon sinjal të mirë të kulturalizimit në këto treva
Toni Ujkaj
Mungesa e institucioneve kulmore të artit dhe kulturës siç janë kinematografia dhe teatri, por edhe e institucioneve të tjera kulturore në Malësi, duket që i kanë lënë pasojat e tyre. Kjo dukuri reflektohet më mirë se askund tjetër, në organizimin e atyre pak evenimenteve kulturore në Malësi të cilat transmetojnë art dhe kulturë të mirëfilltë, ku vërehet qartë një mungesë pothuajse totale e pjesëmarrjes së popullatës vendase, me përjashtim të një numri shumë të vogël artdashësish, për të ndjekur këto ngjarje të cilat edukojnë dhe frymëzojnë për t’u avancuar dhe emancipuar.
Nisur nga realiteti i hidhur që shikojmë çdo ditë, të rinjtë këtu nuk janë fare të motivuar për të parë dhe shijuar edhe këto pak aktivitete kulturore që na i shfaqin herë pas here aktorë, muzikantë, këngëtarë e njerëz të fushave të tjera, kryesisht nga vendet me një traditë teatrore siç është Kosova me disa qytete, Tirana dhe Shkodra.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “775” të revistës Koha Javore
