Pas tre librave të tij ,, Baladë Vertikale ,,1994, Memento Prozë – poezi, 1995 dhe romanit ,, Vdekja e valëve,, 2008, Antoni vitin e kaluar 2016 ,lexuesin shqiptar e ka pasuruar edhe me një roman tjetër ,, Nata në Sion ,, i cili libër që në titull të mahnit për përmasat e tyre universale të njohjes dhe gjakimeve e bekimeve të tij ideo – artistike. Ky është roman i thellësive historike dhe të një kulture mahnitëse epistimiologjike që në epiqendër ka diskursin etno – psikologjik të shqiptarëve nëpër shekuj dhe përplasjet e tij për të mbijetuar nga dhuna osmane. Ky në fakt është roman i ashtënisë shqiptare, ku përshkruhet i gjithë kozmosi lirik dhe epik i këtij fisi të fisshëm që fati historik e përplasi me kulturën e robëruesit osman që kurrë nuk kurseu asnjë mjet për ta asimiluar , stërkequr, dezorientuar e zhbërë nga faqja e dheut këtë komb të lashtë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore