
Kam qenë në kontakt me Z. Pervizi pasi ai ka pasur mirësinë që të pranonte dhe të botonte në revistën e tij “Kuq e Zi” në Bruksel, shumë shkrime të mia modeste, në të cilat jam munduar të pasqyroj, nga larg, vuajtjet e qindra mijëra shqiptarëve, kundërshtarë të pafajshëm të regjimit të Enver Hoxhës dhe krimet çnjerëzore të atij regjimi anti-njerëzor, ndër më barbarët e ish-botës komuniste. Në disa shkrime modeste jam përpjekur të pasqyroj edhe vuajtjet e Lekës, autorit, piktorit, shkrimtarit, publicistit, poetit, ish i përndjekur politik – mbi të gjitha, Dëshmitar i gjallë i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit komunisto-fashist.
Lexuesit e interesuar shqiptarë janë të njohur tanimë me shkrimet e autorit, me skicat dhe me librat, poezitë dhe dëshmi të tjera, përfshirë kumtesa dhe intervista të Lekë Pervizit, në këto 30-vite “tranzicion”, mbi krimet e komunizmit në Shqipëri. Dëshmi të gjalla ato, mbi jetën e tij në burgjet dhe kampet e përqendrimit. Ai ka përshkruar me fjalë dhe me skica vuajtjet, por edhe jetën e vdekjen e mijëra bashkatdhetarëve të tij të pafajshëm, përfshirë gra, pleq e fëmijë, në kampet e ferrit komunist enverist për pothuaj 50-vjet – një gulag i vërtetë, në mes të Evropës. Të cilëve autori ua kushton librat: “Të gjithë atyre viktimave të pafajshme që sakrifikuan jetën e tyre, të cilët sakrifikuan çdo gjë për idealet e larta të njerëzimit– heronj dhe martirë të vërtetë të lirisë dhe demokracisë.”
Para disa ditësh, me mirësinë e tij, Z. Pervizi më njoftoi (me anë të një letre elektronike) për botimin e 5 librave të tij në gjuhën angleze – gjuhën më të përhapur në botë. Veprat gjenden nën emrin e autorit, Lek Pervizi, në “Amazon” dhe site të tjera. Jam i bindur se jo vetëm lexuesit anglisht folës të huaj, anembanë botës, por siç me shkruan Leka edhe “Shqiptaret e amerikanizuam, dhe fare naivë, mund te njihen me realitetin tragjik qe kaloi Shqipnia e populli shqiptar”, duke lexuar versionin anglisht të këtyre veprave.
Lexuesit botërorë anglisht-folës dhe brezi i shqiptarëve të lindur jashtë trojeve shqiptare, përfshirë komunitetin shqiptaro-amerikan, duke lexuar këto 5 vëllime do të mësojnë se kush është Lek Pervizi, piktori, poeti e shkrimtari, por edhe periudhën e vuajtjeve, dënimeve dhe krimeve kundër njerëzimit ndaj bashkatdhetarëve të tij anti-regjimit, gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Siç dihet, ajo diktaturë, megjithëse në një vend të vogël, si Shqipëria, ishte ndër më të egrat dhe një ndër regjimet më kriminale, në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste të Evropës lindore dhe qendrore. Kampet dhe burgjet e Shqipërisë komuniste, të cilat i përshkruan me fjalë dhe skica Z. Pervizi, nuk besoj të ekzistonin në ndonjë nga ish-vendet komuniste të Evropës. Por, përveç lexuesit të rëndomtë, veprat e Lekë Pervizit do i shërbejnë edhe historianëve, kërkuesve e akademikëve, si dokumentacion që provon se sa të tmerrshme ishin krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Nuk ka dyshim se kur lexuesit anglisht-folës të lexojnë librat dhe të shikojnë skicat e autorit dhe piktorit Lekë Pervizit — e të cilët jetojnë në botën e lirë – do të shokohen kur të mësojnë se në Shqipërinë e vogël, mu në mes të Evropës kanë ndodhur krime të tilla kundër njerëzimit – në një periudhë, kryesisht, paqësore në Evropë. Të njihet e keqja dhe pasojat e tmerrshme të saj, do të thotë që, nëpërmjet librave si këto të Lekë Pervizit, do të mësojmë se si të vlerësojmë me korrektësi të kaluarën e vërtetë të krimeve të komunizmit të regjimit të Enver hoxhës dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë vlerëson ndër të tjera, shtëpia botuese e librave të autorit, Lek Pervizi.
Librat e Z. Pervizi janë një monument dëshmish për atë periudhë të zezë të historisë së Kombit Shqiptar që autori ua kushton – si një detyrim moral e njerëzor, nga ana e tij – të gjitha viktimave të komunizmit në Shqipëri, të gjallë e të vdekur: “Të gjitha viktimave që vuajtën në burgjet dhe në kampet e vdekjes të diktaturës komuniste; u dedikohet të gjithë fëmijëve të vegjël — simboleve të pafajësisë — të cilët humbën jetët e tyre në kampin famëkeq të Tepelenës, një holokaust i vërtetë i komunizmit gjakatar.”
KUSH ËSHTË LEK PERVIZI?
Piktor, përkthyes, publicist, botues, i biri i gjeneral Prenk Pervizit. Lindi më 26 qershor të vitit 1929, në fshatin Skuraj të Kurbinit. Shkollën fillore dhe një të mesme tri vjeçare i kreu në Institutin «Santa Maria», në Romë. U kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllain, Valentin Pervizin [shih]. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».
Veprat: Në vorbullën e Skëterrës, «Dorian», Bruksel 2014; Në rrathët e Ferrit (album), ISKK, Tiranë 2014; Tingllime të vona, «Dorian», Bruksel 2016; Lek Pervizi, Odiseja e pafajësisë, «Dorian», Bruksel 2017; Gjenerali, «Gjergj Fishta», Lezhë 2017. Përkthime: Dhimitër Frangu, Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, «Arbëria», Tiranë 2005.kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllain, Valentin Pervizin [shih]. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».
