Monografi me stil shkencor dhe kritere të duhura të punës kërkimore

Në përgjithësi, teksti i monografisë paraqitet në një stil shkencor duke përdorur kriteret e duhura të punës kërkimore, përfshirë stilin dhe burimin e citimit, si dhe referencat e literaturës së përdorur, është një vlerësim i ngjarjeve të kaluara, me një prekje të fortë subjektive, e cila mund të klasifikohej si një kujtim, dhe e ndërsjellë, monografi profesionale ose shkencore, që nga historiku 6.000-vjeçar kelmendas

Prof. Ass. Dr. Valdet Hysenaj

Pas një pune shumë të vështirë dhe të mundimshme, pas përpjekjeve shumëvjeçare për të dhënë maksimumin e tij që kjo vepër të dalë sa më mirë, Haxhi Lajçi del para lexuesit me monografinë më të re “Husajt e Malësisë së Rozhajës – Fis i Lajçit”, ku përveç përvojës dhe njohurive, kësaj radhe dallohet edhe nga depërtimi intelektual dhe personal në ndërtimin strukturor dhe duke u përpjekur që t’u përgjigjet shumë pyetjeve, brenda prodhimit letrar-historik, por edhe të klasifikimit shkencor dhe zgjedhjes së tyre.
Që në fillim, autori trajton Kelmendin si territor, gjenezën, lëvizjet hapësinore të banorëve, duke marrë si pikënisje Defterin e Sanxhakut të Shkodrës, të vitit 1485, e për të vazhduar me mendimet dhe argumentimet e shumë studiuesve të huaj, që nga Koronelli e deri tek Edit Durham, për të vazhduar edhe me origjinën kelmendase (Vukël, Nikç, Selcë) të Rugovës, luftën 500-vjeçare me Perandorinë Osmane, Hotin në mesjetë dhe pushtimin osman, legjendën e origjinës së fisit të Hotit dhe pjesë të pemës gjeneanologjike marrë nga Hoti, duke mos ngurruar që edhe vetë të paraqesë hipotezat e tij.
Duke përdorur të dhëna arkivore, lidhjet shoqërore dhe ndërveprimet njerëzore analizohen si përbërës thelbësorë të veprimit kolektiv.
Me mjaft elokuencë dhe saktësi përshkruan edhe vendbanimet e Rugovës dhe popullsinë e saj.
Qëllimi i hulumtimit të autorit është një përpjekje për të zbuluar se si karakteristikat e ndryshme të banorëve dhe marrëdhëniet e tyre me zonën ndikojnë në njohuritë e tyre dhe përdorimin e toponimisë duke pasur kështu parasysh edhe ndikimin e rrethinës.
Autori fokusohet në veçoritë e krijimit, përfaqësimit dhe bindjes së njohurive abstrakte shkencore dhe historike, në rindërtimin e historisë husjane. Kjo njohje kuptohet në dy mënyra: si një konstruksion kulturor, një pjesë e njohurive kulturore që kufizohet në përvojën ekzistenciale dhe diskursive të lexuesit, si dhe të dhënat shkencore. Në këtë vazhdë gjejmë shumëçka me vlerë, që nga Husajt dhe shtrirja gjeografike, kushtet e jetës së popullatës së Rozhajës në vitet e tridhjeta, sharrat e ujit, pyjet dhe tokat e husajve në Mbretërinë SKS, tragjedinë e Ishtedimit në epikën popullore te shqiptarët e Malësisë së Rozhajës etj.
Studimi nuk përqendrohet në marrëdhëniet e njerëzve (ose grupeve) me strukturoren, por në disa veçori të këtij veprimi kolektiv që shpjegojnë suksesin e tij: tiparet e brendshme strukturore të banorëve të husajve, lidhjet, lëvizjet (si u krijuan dhe si funksionuan); dhe supozimet e jashtme (normat që mbizotërojnë në shoqëri, të tilla si besimi dhe bashkëpunimi, detajimi i gjenealogjisë së djemve të Tahir Husit, historinë e nipërve e stërnipërve, nipërit nga kohët e lashta, pjesëmarrësit në Luftën e Pazarit, Aktgjykimi i ashuquajtur Rasti i Rexhë Krasniqit (Topallit), Mehmet Alisë, Arif Demës dhe të tjerëve, vrasjet dhe burgosjet e husjanëve në rrjedhë motesh, përshkrimin e detajuar për husjanët kudo që jetojnë në Kosovë, Gjermani e deri në Amerikë.

Mendoj se kjo është një monografi përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, sistematike, është deiktik i rrugës së zhvillimit të plotë të Husajve dhe husjanëve. Në shumë familje husjane mendoj se kjo vepër do të ketë statusin e një kulti të origjinës, trungut familjar, vendlindjes dhe e gjithë kjo kontribuon në opinionin e publikut tonë kulturor se autori ka prezantuar të dhëna të rëndësishme duke i dhënë monografisë formatin e duhur të vlerës së krijimit artistik, nga pozicioni i ndërgjegjes bashkëkohore kritiko-teorike dhe historike


Autori ka paraqitur të dhëna të bollshme edhe për intelektualët dhe afaristët e dalluar të Husajve si dhe fillet e shkollimit.
Temat kryesore të hulumtimit kanë përfshirë shumësi karakteristikash (struktura historike dhe mënyra se si funksionoi); mënyrat e veprimit kolektiv; rrethanat e jashtme (norma të përhapura brenda shoqërisë si besimi dhe bashkëpunimi, gjendjet shoqërore, formale dhe joformale në varësi nga konteksti). Autori nuk ngurron të paraqesë disa nga lojërat që luheshin në oda si: bleta, kallaisja, bati në këmbë, klença, loja me filxhana, bati-bat, kapuçash, cicmic etj.
Po ashtu, nuk kalon as odën e burrave e cila është përfaqësuese e “Besës”, “Nderit” dhe “Burrërisë”, as fisin, të drejtat dhe detyrat e brendshme të tij, gjininë, as trashëgiminë kulturore, familjen – këtë vatër lumturie me vlera të shumëfishta, gruaja, shtëpia; veshjet, ushqimi, punimet artistike, mulliri, lindja, martesa, vdekja etj.
Në përgjithësi, teksti i monografisë paraqitet në një stil shkencor duke përdorur kriteret e duhura të punës kërkimore, përfshirë stilin dhe burimin e citimit, si dhe referencat e literaturës së përdorur, është një vlerësim i ngjarjeve të kaluara, me një prekje të fortë subjektive, e cila mund të klasifikohej si një kujtim, dhe e ndërsjellë, monografi profesionale ose shkencore, që nga historiku 6.000-vjeçar kelmendas.
Ky punim analizon veprimet kolektive më të hershme të husjanëve, strukturat narrative nënkuptojnë modelet themelore të të menduarit për njeriun dhe botën (ekzistenca/veprimi, vdekja/jeta, natyra/kultura), duke e shndërruar mirëkuptimin individual në atë kolektiv, duke i dhënë universalitet mirëkuptimit individual, filluar nga bestytnitë e për të vazhduar me: pyllin, zanën, dragonjtë, kuçedrën, lugatin, shtrigën, sykeqin, fallin, betimin, mallkimin, kumbarën, vëllazërimin, zënien e hënës, zënien e diellit, breshërin, kur afrohet kijameti, orën e fortë, reliket e besimeve totemike në Rugovë (identik sikur në Husaj), gjarprin, ujkun, bukulën, kaprollin etj.
E zonja e shtëpisë, citoj autorin: ka thënë i shaljan “Gruen kurrë nuk e ndigiova, por gjithëmonë u ba çka ka tha ajo“, por edhe përshkrimi i jetës baritore.
Të gjitha këto objektiva autori ka synuar t΄i arrijë përmes shembujve të zgjedhur me kujdes, duke i konkretizuar përmes të dhënave historike, dëshmive, fotografive, trungut gjenealogjik etj, si: shkaqet dhe pasojat e luftës së prillit 1999; librat e shkruar; kallëzimet penale; gjykimet; filma për pasojat dhe shkaqet e luftës 1999; dënimi me burg për Rexhë Krasniqin, Tahir Gashin, Arif Kuqin dhe Mehmet Husajn; disa nga arsyet e largimit të husjanëve nga vendi i të parit Tahir Husit; vëllazëria Lajçi; takimet Lajçi për Lajçin etj.
Mendoj se kjo është një monografi përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, sistematike, është deiktik i rrugës së zhvillimit të plotë të Husajve dhe husjanëve.
Në klasifikimin e punës së Haxhiut, të analizuar, lind pyetja e ngjashmërisë midis zhanreve të ndryshme, duke pasur parasysh kryesisht gjurmimet, rrethanat historike, kujtimet, intervistat etj., po edhe të dhëna fushash të ndryshme, trajtimi i faunës dhe florës së Husajve.
Risia e temës bazohet në faktin se nuk ka asnjë hulumtim të detajuar paraprakisht, që kombinon konceptualisht imazhin e fshatit dhe i paraqet të gjitha këto si një mjet specifik që do të përdoret në kontekstin e çështjeve të trajtuara, prandaj monografia do të mundësojë marrjen e masave për të rritur ndërgjegjësimin, qytetarinë dhe besnikërinë e njerëzve ndaj vendlindjes – Husajve dhe fisit Lajç.
Në shumë familje husjane mendoj se kjo vepër do të ketë statusin e një kulti të origjinës, trungut familjar, vendlindjes dhe e gjithë kjo kontribuon në opinionin e publikut tonë kulturor se autori ka prezantuar të dhëna të rëndësishme duke i dhënë monografisë formatin e duhur të vlerës së krijimit artistik, nga pozicioni i ndërgjegjes bashkëkohore kritiko-teorike dhe historike.

Të fundit

më të lexuarat