Model për sjelljet që duhet të ketë besimtari

“Autori flet për tema të ndryshme, shumë të rëndësishme, siç janë: agjërimi, besimi në Zotin, zekati, haxhi etj., që përbëjnë shtyllat e fesë islame. Mirëpo autori nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai po ashtu na jep këshilla në lidhje me temat shoqërore, që trajtojnë edhe atë anën tjetër të ibadetit, pra marrëdhënien njeri-njeri”, ka thënë dr. Behlul Kanaqi

Ulqin – Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, të enjten u bë përurimi i librit “40 hutbe të zgjedhura nga xhamia Selimije” të autorit Muidin Milaimi.
Libri është përmbledhje e ligjëratave të mbajtura nga autori në periudhën 2014-2017 në xhaminë “Selimije” në Tivar, ku ai është kryeimam.
Kryeimami i Ulqinit, mr. Ali Bardhi, ka folur mbi rëndësinë e shkrimit dhe të librave në përgjithësi, duke thënë se “ajo që e bën të veçantë këtë libër është se ka qëllim të përjetësojë mesazhet e minberit apo foltores së imamit”.
Ai ka theksuar se “shkrimi dhe botimi i hutbeve është një mënyrë për t’u lënë trashëgimi gjeneratave që vijnë për të shikuar arritjet tona dhe për t’i avancuar ato”. i. k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat