Profesor dr. Eqrem Çabej ia ka pasë besuar profesorit Ahmet Kelmendi të bëj përgatitjen për botimin e kompletit të veprave të tij. Kësaj pune ai iu përvesh me ndjenjën e admirimit dhe dashurisë ndaj shkencëtarit tonë
Për Koha Javore: Dr. Hysni Hoxha / Prishtinë
Me hapjen e Shtëpisë së Kulturës në Pejë më 1952, i angazhuar nga njerëzit kompetentë të qytetit, Ahmet Kelmendi paraqitet me kumtesën: “Prejardhja e Gjuhës Shqipe dhe e popullit shqiptar nga Ilirët dhe Ilirishtja”. Në këtë solemnitet ka marrë pjesë edhe Dushan Mugosha, funksionar i lartë jugosllav, i cili bashkë me funksionarë të tjerë, ka qenë kundër pikëpamjeve të kësaj kumtese.
Pas dy mbledhjeve të mbajtura (1952 – 1957) me gjuhëtarët e dëgjueshëm, u vendos që gjuha letrare shqipe të jetë kosovarishtja. Siç me tregonte i shqetësuar profesori Ahmet, në planin diskriminues të Jugosllavisë ishtë paraparë që të formohen dy gjuhë: a) šiptarski za šiptare u Jugoslaviji (gjuha shqipe për shqiptarët në Jugosllavi), dhe b) albanski za albance u Albaniji (gjuha shqipe për shqiptarët në Shqipëri).
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “748” të revistës Koha Javore