Meditim poetik që nuk njeh rrafshirë

“Në poezitë e Gjeçbritajt ke trishtim, dhimbje, zemërim, britmë, thirrje, por edhe një shpresë. Një shpresë se do të vijë një ditë që ai vend ku e ka mbjellur atë ulli, do të rritet, ai vend do të rikthehet”, tha shkrimtari Fadil Kraja

Ulqin – Shtëpia Botuese “Diti&Oli” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit dhe Qendrën e Kulturës – Ulqin përuruan të premten mbrëma vëllimin më të ri poetik të autorit Ali Gjeçbritaj, të titulluar “Botë mashtrimi”.
Për librin, në sallën e mbushur plot të Bibliotekës së Ulqinit, folën botuesi Gazmend Çitaku, studiuesi dr. Bahri Brisku, shkrimtari Fadil Kraja si dhe u lexua vështrimi i redaktorit të librit Jaho Kollari.
Në fjalën e tij, shkrimtari i njohur nga Shkodra, me origjinë nga Kraja, Fadil Kraja, tha se në krijimtarinë e Gjeçbritajt vërehet një ndryshim i madh nga libri i tij i parë deri tek libri i tij i fundit.
Duke bërë një paralelizëm me një vepër të shkrimtarit dhe dramaturgut të shquar nga Arbneshi i Zarës, Josip Rela, Kraja tha se Ali Gjeçbritaj e ka mbjellur një ulli në Krajë, ku ka shkruar edhe emrin e vet. “Ai ulli po rritet, po rritet edhe emri i Ali Gjeçbritajt”, theksoi ai. i.k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “749” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat