Qasja progresive e femrës i shërben shoqërisë bashkëkohore

Femrat nuk duhet të godasin shpirtin e njëra-tjetrës, me qëllim që të zhvillojmë dhe ndërtojmë një të ardhme më të mirë për botën femërore. Për ta bërë këtë, për ta ruajtur shëndetin mendor, çdo femër duhet t’i nënshtrohet vet-analizës, me qëllim që të identifikojë neurozat që e udhëheqin në jetë dhe t’i mbajë nën kontrollin e duhur

Albina Osmani Markasheviq

Gjinia femërore është një botë në vete, prandaj shumë femra (me përjashtime) kanë tendencë për t’u krahasuar me njëra tjetrën, qoftë me vetëdije apo pa vetëdije. Në veçanti, ky krahasim vjen në shprehje, ose bëhet tepër i dukshëm dhe më i përfolshëm. Kur një femër gjysmë e formuar, ose me plot mungesa në karakter dhe profesion, ndjehet e rrezikuar nga një femër tjetër, e cila është më e ngritur, ka një formim personaliteti relativisht të plotë dhe të mbështjellur me ngjyrime karizmatike të shpirtit emancipues. Një femër me një shpirt të lartësuar, mendje të ndritur, pamje joshëse, qëndrim elegant dhe rrezatues, gjithmonë provokon dhe zgjon shqisat dashakeqe të femrave, të cilat i kanë të mangëta këto virtyte njerëzore.
Prandaj, si rrjedhojë, në mes të këtyre dy grupeve femërore, pas shpine ose pas dyerve të mbyllura, zhvillohet një luftë verbale, jokonstruktive dhe dashakeqëse. Pra, femra gjysmë e formuar, në pamundësi për të konkurruar dhe garuar me nivelin e femrës së emancipuar në bazë meritore, ajo përzgjedh ta sulmojë ose godasë dinjitetin dhe integritetin e saj, pa bazë dhe argumente të arsyeshme. Në kontekst të këtij sulmi moral dhe profesional, në mes të këtyre dy grupeve, zhvillohen pole të kundërta, me energji armiqësore dhe regresive. Disa nga arsyet pse janë ngritur këto mure përplasëse ose kundërshtuese mes këtyre dy grupeve të femrave, do të përpiqemi që t’i shtjellojmë në vazhdim të këtij shkrimi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “791” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat