Tuz – 7 Marsi – Dita kombëtare e mësuesit, u shënua në Tuz me një aktivitet letrar, ku për nder të kësaj date, Qendra Kulturore-Informative “Malësia” organizoi gara në poezi me moton: “Poezia na bashkon”, në të cilën morën pjesë nga dy nxënës të ciklit të dytë dhe të tretë nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi.
Në praninë e një numri të konsiderueshëm të publikut, të përfaqësuesve të Komunës së Tuzit e të institucioneve edukativo-arsimore, fillimisht u tha se kjo datë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme kulturore në historinë e arsimit kombëtar, që vë në dukje kontributin dhe sakrificën e shumë intelektualëve nga e kaluara për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve.
Në fund të kësaj gare recitimi, juria e përbërë nga kryetari: Ismet Kallaba, anëtarët: Vasel Berishaj dhe Mark Lucgjonaj, përzgjodhen poezitë më të mira.
Nga cikli i dytë me vendin e tretë u vlerësuan Arnest Avdiu dhe Bora Kurti, me vendin e dytë Antoneta Arapaj, kurse me vendin e parë u vlerësua Hana Prenkoçaj.
Ndërkohë, nga cikli i tretë, me vendin e tretë u shpërblye Ardena Gjonbalaj, vendi i dytë i takoi Ernesës Nika, dhe vendi i parë Magdalenës Lucaj. Vendet e para u shpërblyen me vlerë monetare prej 50 euro, të dytat me 30 euro dhe vendet e treta me nga 20 euro
Për rëndësinë e kësaj date u shpreh vet ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKI “Malësia” në Tuz, z. Vasel Berishaj i cili Ditën kombëtare të mësuesit e uroi me fjalët e iluministit, Sami Frashërit: “Nëse do të mbjellësh për një vit, mbjell misër e grurë, nëse do të mbjellësh gjithmonë, mbjell arsim e kulturë”.
Berishaj, duke përshëndetur nxënësit, mësuesit dhe zyrtarët e pranishëm në sallë, tha se ky aktivitet për të është i veçantë, sepse siç shtoi ai, përkon me fillimin e punës së tij në këtë institucion.
“ Ditën e mësuesit e bënë të veçantë dhe nxënësit me recitimet e tyre kushtuar kësaj dite. Përpjekjet për hapjen e një shkolle laike në gjuhën shqipe ishin të njëpasnjëshme dhe me sakrifica të shumta”, theksoi Berishaj, duke shpalosur një historik të shkurtër të themelimit të Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë më 1887, dhe duke kujtuar mësimdhënësit e saj të parë.

Berishaj tha se organizimi i këtij manifestimi ka për qëllim të shtojë dashurinë ndaj mësuesit dhe poezisë së mirëfilltë, e cila siç u shpreh, buron nga thellësia e shpirtin njerëzor.
“E sinqertë dhe e inspiruar nga ngjarje dhe përjetime që përcjellin mesazhin e dashurisë për jetën: paqen, mirëqenien, dhe lumturinë e njeriut”, u shpreh Berishaj
Berishaj tha se organizimi i këtij manifestimi ka për qëllim të shtojë dashurinë ndaj mësuesit dhe poezisë së mirëfilltë, e cila siç u shpreh, buron nga thellësia e shpirtin njerëzor.
“E sinqertë dhe e inspiruar nga ngjarje dhe përjetime që përcjellin mesazhin e dashurisë për jetën: paqen, mirëqenien, dhe lumturinë e njeriut”, u shpreh Berishaj.
Ai më tej duke shpresuar që ky manifestim të bëhet tradicional, shtoi se duke jetuar në këtë kohë të pakohë, ku vlerat po nëpërkëmbën, puna e mësuesit nuk është vetëm profesion, por edhe mision.
Në fund të kësaj gare recitimi, juria e përbërë nga kryetari: Ismet Kallaba, anëtarët: Vasel Berishaj dhe Mark Lucgjonaj, përzgjodhen poezitë më të mira.
Nga cikli i dytë me vendin e tretë u vlerësuan Arnest Avdiu dhe Bora Kurti, me vendin e dytë Antoneta Arapaj, kurse me vendin e parë u vlerësua Hana Prenkoçaj.
Ndërkohë, nga cikli i tretë, me vendin e tretë u shpërblye Ardena Gjonbalaj, vendi i dytë i takoi Ernesës Nika, dhe vendi i parë Magdalenës Lucaj. Vendet e para u shpërblyen me vlerë monetare prej 50 euro, të dytat me 30 euro dhe vendet e treta me nga 20 euro. Kujtojmë që 7 Marsi – Dita e mësuesit në Tuz, me përjashtim të organizimeve të shkollave, është shënuar në mënyrë solemne për herë të fundit në vitit 2015 në Bibliotekën e Qytetit, pasi që për disa vjet kjo datë e rëndësishme është lënë në harresë.
t. u.