Të ejnten, më 25 maj 2023, në sallën “Mark Milani” të Bibliotekës “Radosav jumoviq” në Podgoricë, u mbajt një mbrëmje autoriale me krijuesin ulqinak Gazmend Çitaku. Shkak i organizimit të një takimi të tillë ishte botimi i librit të tij më të ri në gjuhën malazeze me titull “Ulqini – qyteti misterioz”. Prezantimin dhe biseden me autorin Çitaku e zhvilloi profesor Samir Axhoviq.
Axhoviq e prezantoi bashkëbiseduesin e tij si një krijues poliedrik, i cili përveç shkrimeve letrare dhe publicistike, merret edhe me gazetari, botime librash, fotografi, hulumtime të ndryshme historike dhe përveç se është një koleksionist i antikiteteve posedon edhe një mini muze. Biseda u zhvillua në një atmosferë të këndshme ku u shpalosen shumë anë të ditura e të paditura lidhur me Ulqinin.
“Ulqini nuk është vetëm deti dhe plazhi. Ulqini është edhe ullishta, detaria, trashëgimia e pasur kulturore e historike. Ulqini është edhe prapavia e saj shumë e pasur, Ura e Klleznës, ujëvarat e Megjureçit, Liqeni dhe Kalaja e Shasit, leqet e Milles, Mali i Sumës e shumë atraksione të tjera natyrore e kulturo-historike”, theksoi autori Gazmend Çitaku.
Të gjjitha këto që u përmenden dhe shumë të dhëna tjera, i gjejmë në këtë libër i cili padyshim paraqet një thesar të vërtetë plot e përplot me informacione të lloj-llojshme të prezantuara me një narracion të shkëlqyer dhe shumë të qartë. Libri vërehet se është i punuar në mënyrë shumë profesionale me plot referenca si dhe një bibliografi shumë të pasur.
Samir Axhoviq vëren se kryefjala e çdo krijimtarie të Gazmend Çitakut është Ulqini dhe ai mahnitet me një përkushtim të tillë të autorit për një qytet siç është Ulqini. Por, Ulqini padyshim se e meriton një libër të tillë e Çitaku ia ka arritur që Ulqinit t’i dhurojë një thesar të vërtetë që shumë qytete do ia kenë zili. Por, Çitaku përmes veprimtarisë botuese ia ka arritur që edhe përmes një shtëpie të vogël botuese të botojë 80 vepra kushtuar Ulqinit. Këto vepra kanë të bëjnë me letërsi, publicistikë, histori, arsim, gjuhësi etj., dhe të gjitha të shkruara nga autorë ulqinakë ose autorë që kanë trajtuar Ulqinin. Në mbremje autoriale u përmend edhe gazeta “Kronika”, ku Gazmendi ishte njëri ndër themeluesit e saj, si dhe problematika e gazetarisë së sotme e cila përballet me sfida të ndryshme.
Të pranishmit autori i falënderoi për praninë dhe në shenjë respekti u dhuroi të gjithëve nga një kopje libri. Falënderim i veçantë shkoi për akademikun Zuvdija Hoxhiq, si dhe për Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, si sponsori kryesor dhe i vetëm i librit.
Kohapress
