Malli për auditorët

Një profesor i letërsisë na pati përshëndetur ditën e parë tek universiteti me këngën e famshme të grupit Guns N’ Roses “Welcome to the jungle” (mirë se erdhët në xhungël) dhe tash që e kujtoj, auditori ishte tamam si një xhungël e mbushur me lloj-lloj speciesh

Donika Lulgjuraj

Thonë se jeta studentore është një nga periudhat ma të bukura të jetës. E mbushur me kujtime, marrëzira , një periudhë që nuk përsëritet më. E megjithatë duket se kam aq pak për të shkruar për këtë pjesë të jetës, si diçka e kaluar shpejtë dhe pa i kushtuar vëmendje të madhe. Për çka të shkruaj apo të kujtoj?
Netët e shkurtra pa gjumë të mbushura nga stresi para provimeve, apo pirja e kafesë si të ishte ujë? Bisedat me “kolegët e ardhshëm”, me ata që shtireshin që donin këto lloj bisedash (letrare ose gjuhësore), ata më të diturit e Universit! Apo ata që tek-tuk shkruanin ndonjë tregim dhe vetquheshin shkrimtar! Kishte edhe nga ata që ishin të thjeshtë, i ftoje për kafe dhe pa shtirje , bisedat rrjedhnin natyrshëm, qofshin biseda të mërzitshme apo interesante. Kishte nga ata që merrnin leje për të dalë. Leje nga kush? Nga dashuriçkat, dhe më besoni këta të fundit nuk i ftoja më. Mbaj mend një profesor timin të letërsisë në gjimnaz, para se të vija në studime më pati pyetur: A e pi duhanin? Jo, u pata përgjigjur në atë kohë. Dhe mbaj mend si sot fjalët e tij që mi tha më pas: do e fillosh madje me paketa, më bëso. As sot se di, këtë e tha sepse dëga që kisha zgjedhur i dukej e vështirë, apo pse e dinte se do e filloja me të vërtetë.

Kategoria e parë e përbërë nga ata pak pedagogë, të cilëve ora u flutoronte aq shpejt saqë nuk kuptoje kur fillonte e kur mbaronte, dilje nga auditori thua ti për herë të parë ke rënë në dashuri me gjuhë-letërsinë. Kishte nga ata që kur fillonin, mezi prisje të dilje nga auditorët duke pyetur për orën, sepse dukej që nuk do mbaronte kurrë. Në orë të tilla auditori ngjante si një burg dhe jo si një vend, ku ka banka, tabelë, video-projektor, studentë e pedagogë. Kjo është kategoria e dytë e pedagogëve


Një profesor i letërsisë na pati përshëndetur ditën e parë tek universiteti me këngën e famshme të grupit Guns N’ Roses – Welcome to the jungle (mirë se erdhet në xhungël) dhe tash që e kujtoj, auditori ishte taman si një xhungël e mbushur me lloj-lloj speciesh. Pak a shumë mund ti kategorizoje stundentet: ata që vinin sa për të kaluar kohë; kategoria e dytë ata që nuk vinin fare; kategoria e tretë ata që vinin, sepse thjesht u kishte rënë dëga e tillë ose (prindërit e shkretë i detyruan), pra vinin me zor; kategoria e katërt ata që vinin tamam për mësimin; dhe kategoria e fundit ata që vinin për të mos e përfunduar kurrë. Këta të parët ishin studentë që edhe dilnin për qejf e bënin jetë nate, zakonisht i gjeje ka mesi ose fundi i auditorit, flisnin rrallë ose aspak, në lidhje me mësimin. Këtyre të dytëve, u buzëqeshte fati tamam , për fat të keq (këta vlerësoheshin njëlloj, sikurse ata që vinin çdo ditë, me dy këmbë apo katër, pak rëndësi kishte kjo) dhe nuk i gjeje kurrë në auditor, as që bëhëj fjalë ti dëgjoje të flisnin për mësimin. Për kategorinë e tretë , deshte nuk deshte ndjeje një keqardhje për të shkretërit prindër që donin domosdo që fëmiu i tyre të këtë një copë diplome, një profesion nesër në jetë. Këta rrinin diku ka mjedisi i auditorit. Kategoria e pestë, që zakonisht rrinin në bankat e para të auditorit, ndahej në nën kategori: ata që mësonin përmendësh; ata që shtireshin se dinin (fillonin me mësimin, dilnin diku tjetër); ata që fillonin mësimin në fillim dhe e vazhdonte dikush tjetër, sepse veç aq kishin mësuar; ata që kishin mësuar veç fundin; dhe ata që e dinin krejt mësimin. Kategoria e fundit me merita ose jo (ëndrra të thyera e të lëna përgjysmë) vinin herë-herë për të mos u kthyer më.
Edhe pedagogët mund ti ndaje e kategorizoje si studentët, por në dy kategori :
Kategoria e parë e përbërë nga ata pak pedagogë, të cileve ora u flutoronte aq shpejtë saqë nuk kuptoje kur fillonte e kur mbaronte, dilje nga auditori thua ti për herë të parë ke rënë në dashuri me gjuhë-letërsinë. Kishte nga ata që kur fillonin, mezi prisje të dilje nga auditori duke pyetur për orën, sepse dukej që nuk do mbaronte kurrë. Në orë të tilla auditori ngjante si një burg dhe jo si një vend, ku ka banka, tabelë, video-projektor, studentë e pedagogë. Kjo është kategoria e dyte e pedagogëve.
Për kategorinë e parë ndjej mall aq sa edhe sot sa herë kam mundësi shkoj, dhe me lejen e tyre ulem në auditor dhe ndjek leksionet me atë njëjtën kënaqësi që i kam ndjekur dikur. Në ato çaste rikthehem, rinohem, bëhëm sërish studente! Për kategorinë e dytë besoj se nuk duhen fjalë.

Të fundit

më të lexuarat