“Libri trajton pozitën kushtetuese-juridike me një vështrim retrospektiv, duke prezantuar çështjet përkatëse në mënyrë analitike dhe me një qasje profesionale, që paraqet botimin e parë në shqip në këtë aspekt tek ne në kohën e pluralizmit”, është shprehur redaktori i librit, dr. Nail Draga
Ostros – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi të mërkurën, më 15 mars, përurimin e librit “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941” të autorit Hajrullah Hajdari.
Në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Ostros, ku u mbajt përurimi, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i dashamirësve të librit. Në këtë aktivitet kulturor, historiko-shkencor folën personalitete të shkencës, publicistë etj.
Përurimin e hapi moderatorja Ardita Rama, udhëheqëse e Bibliotekës së Qytetit të Ulqinit, e cila përshëndeti auditorin e pranishëm.
Në fjalën e saj, ajo ndër të tjera përmendi personalitete të artit, shkencës, kulturës etj. nga Kraja, në mesin e të cilëve ajo renditi pa dyshim edhe autorin e librit, Hajrullah Hajdarin.
Me këtë rast, ajo lexoi edhe pjesë nga libri në fjalë. Ali Gjeçbritaj
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “757” të revistës Koha Javore