
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, vitin e kaluar, vitin e mbrapshtë me koronavirus, e përmbylli me një libër të anëtarit të saj, të ndjerit Islam Pali. Ai ishte gazetar i Radio Titogradit (Radios së Malit të Zi). E nisi punën në vitin e largët të shekullit të kaluar. Kështu shkruan redaktori i librit të Islam Palit, Fran Camaj, i cili ashtu si dhe vetë Islami emigroi në SHBA. Libri me titull “Pa idealizime” i Islam Palit u përgatit për botim nga Ismet Kallaba dhe Sabri Halili, i cili shkroi parathënien e librit, me redaktor Fran Camaj dhe recensent dr. Haxhi Shabanin.
Islam Pali jetoi dhe kontribuoi jo vetëm në gazetari që e deshi shumë. Ai shkroi reportazhe të mrekullueshme dhe me vlerë të madhe nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja. Shkrimet e tij kishin nivel të lartë. Ai ishte brumosur me dituri. Kishte mbaruar studimet për Letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Kishte studiuar me të ndjerin Profesor Dr. Basri Çapriqin. Kishin bërë gara dhe mësuar shumë. Kishin një qëllim – të bënin emër në letërsi dhe të kontribuonin. Ishte atëherë ndjenja për të kontribuar dhe ndihmuar vendlindjen dhe kombin shqiptar, i cili po nëpërkëmbej në Jugosllavi.
Portreti i tij për pleqnarin e njohur nga Shasi, Lanush Nuzin, është i rrallë. Askush nuk e ka pikturuar dhe vënë më mirë në dritë figurën e tij, pleqninë që bëri emër në Malësi
Dhe pas studimit u kthyen në vendlindje. Të dy u punësuan në Radio Titograd. I ndjeri Basri Çapriqi u kthye në Prishtinë si asistent në Universitetin e Prishtinës, ndërsa Islam Pali vazhdoi punën. Shkroi për mullinjtë e Millës, shkrime të rralla që flasin për trashëgiminë kulturore materiale në Anë të Malit. Po ashtu duhet të përmendim se portreti i tij për pleqnarin e njohur nga Shasi, Lanush Nuzin, është i rrallë. Askush nuk e ka pikturuar dhe nxjerrë më mirë në dritë figurën e tij, pleqninë që bëri emër në Malësi. Ai zgjidhi një problem rreth fejesës së një vajze nga Malësia. Ishte më i riu nga bajraku i Anës së Malit dhe iu dha fjala në fund. Të gjithë iu bindën fjalës së tij. Zgjidhjen e kishte marrë nga babai i tij Nuzi, që zanatin, urtinë, drejtësinë ia la të birit. Zgjidhja dhe urtia e djalit të ri i mahniti pleqnarët. Ai kështu ia rriti zërin dhe namin Anës së Malit.
Islam Pali u mor edhe me toponominë e katundeve të kësaj ane. Toponimet dhe mikrotoponimet u shënuan shkencërisht dhe disa u sqaruan drejt. Mikrotoponominë e katundeve të Anës së Malit – të Krythës, Millës, Kosiqit, Bojkut, Katërkollës, Brajshës, Selitës, Sukubinës dhe katundit Bore. Ai sqaroi etimologjinë e shumë emrave të lashtë me rrënjë shqipe të kësaj treve.
Islam Pali u mor edhe me toponominë e katundeve të kësaj ane. Toponimet dhe mikrotoponimet u shënuan shkencërisht dhe disa u sqaruan drejt. Mikrotoponominë e katundeve të Anës së Malit – të Krythës, Millës, Kosiqit, Bojkut, Katërkollës, Brajshës, Selitës, Sukubinës dhe katundit Bore. Ai sqaroi etimologjinë e shumë emrave të lashtë të kësaj treve, që kanë rrënjë shqipe. Them se toponomia e katundeve të Anës së Malit që janë në Mal të Zi është pothuajse e mbyllur, sepse në këtë lëmi ka punuar dr. Nail Draga dhe Fadil Salaj nga Shtodri.
Islam Pali ka shkruar po ashtu edhe poezi, të cilat kanë vlerë dhe i kushtohen vendlindjes, përjetimeve rinore dhe mallit për vendlindje, i cili e përcolli edhe kur ishte ne ShBA, ku dhe vdiq. Vepra e Islam Palit dhe kontributi i tij është me vlerë për shqiptarët dhe për Anën e Malit në veçanti. Recensionet, intervistat dhe përkthimet letrare paraqesin rëndësi të veçantë. Ai e vlerësoi shumë poezinë e shokut të tij, të ndjerit Basri Çapriqit, kur thotë se Çapriqi e evropeizoi poezinë shqipe. Libri është një perlë dhe vlerë që e bën të pavdekshëm emrin e Islam Palit, këtij personaliteti të rrallë.
