Dita e kthimit erdhi me zhurmë

Musa Pali

ZJARRI NUK SHUHET

Kush tha se zjarri u shua,
Ujqit hedhin demagogjinë për ta shuar,
Mua më bënë që vetë ata dinë të flakërojnë.
Shpifjet e tyre sikur i turpërojnë yjet.
Yjet!… Ata nuk e dinë tmerrin e frikën.
Të larguar e në pafundësi janë vetëm në formë.
Se ata dinë të jenë viganë të pathyer.
Por, kur uji rri pranë zjarrit,
Duket se i jep diç njëri-tjetrit.
Por jo! Zjarri kurrë nuk shuhet.
Napoloni nuk hyn në kokat tona,
Sepse ai mundet me qenë,
Vetëm viktimë e pjellës së keqe.
Gjakovë, 1975

ANIJA DREJT ATDHEUT

Lundroj me padurim mbi valë,
në përballim të stuhive dhe erërave të forta,
ku me guxim drejtoj anijen time,
drejt, përpara, ashtu si edhe paraardhësit e mi njëherë.
Në mënyrë të vendosur shkoj përpara,
krenar dhe sypatrembur mbaj ritmin.
Pulëbardhat vijnë pas meje prej digës,
duke tundur kokën e tyre në kërkim të ushqimit,
këtu nën qiellin e ëmbël kërcënues dhe me durim,
unë jam duke kërkuar rrugën time me sy të zgjuar.
Nën mbrojtjen e yjeve vezullues në qiell,
të gatshëm në mbrojtjen e Atdheut.
Më tregoni rrugën ku shkohet me siguri,
të ushqej shpresën që një ditë për ta gjetur,
arin dhe argjendin që unë kërkoj shtegun,
të humbur që nga fillimi i kohës, i harruar.
Çfarë fati do të ishte, që një ditë në duart e mia,
pasuria dhe lavdia do të jenë të miat atëherë!
Ndërsa disa rreziqe do të më tërheqin larg,
ku bubullimat dhe stuhitë e perëndive apo demonët,
do bëhen fronte të bashkuara kundër meje.
Vijnë për të më ndëshkuar dhe duke më dërguar,
një mizëri të panumërt të insekteve,
për të gëlltitur anijen time në kor,
A do të ketë atëherë një shenjë të drejtpërdrejtë hyjnore,
që të zbukurojë qiellin tim me një gjest mbrojtës?!

FËMIJËT E KURBETIT

Dita e kthimit erdhi me zhurmë,
Bagazhet janë gati në veturë.
Shkolla në Zvicër na pret,
Vendi ku kemi lindur na thërret.
Trishtimi i madh i lamtumirës,
Është i madh sa fshati i Millës,
Shokët tanë të fshatit nuk janë të kënaqur,
Në ndarjen me ne të padashur.
Ata nuk duan ndarje e largim,
Edhe pse për një vit do të jemi në takim.
Një gjë e bukur na iu shtua frymëzimit,
Se Ana e Malit është vendi i shenjtërimit.
Ditë e rëndë që qet lotët e hidhërimit,
Që na tretë në rrugët e pakthimit.
Mirupafshim shokët e mi millaçakë,
Ky vend i hyjnive na sjell këtu prapë.

Të fundit

më të lexuarat