Legjenda që nuk shuhet

Për shkruarjen e një libri të tillë, një studio për të shkruar nuk mjafton. Shpesh autorit i është dashtë me i marrë ato direkt nga goja e njerëzve ndoshta pa dijeninë e tyre por veç duke i dëgjuar prej tyre. Pastaj i ka ‘përtypë, i ka mendue e përpunue dhe është ulë e i ka hedhë në letër.’ Kësaj i thonë edhe “mbledhje folklori”; puna që ka bërë autori Xhenc Bezhi, me banim larg por me zemrën gjithmonë në Gjakovën e lindjes

Astrit Lulushi

Libri i Bezhit përbën risi sepse kërkon të përtërijë tregimet gojore, duke i sjelle ato në formën e shkruar. Dhe kjo bëhet që legjenda të mos shuhet; sepse shumë nga legjendat a tregimet popullore kanë evoluar; është vetëm forma letrare që i bën të mbijetojnë. Dhe Bezhi sjell në libër ato që janë treguar brez pas brezi pranë vatrës, në oda e kuvende. Sa keq që “Oratoritë” në parlamentet e sotme pak u ngjajnë përrallave të urta të moçme prej nga njerëzit e mbledhur nxirrnin mësim.
Xhenc Bezhi është diplomuar për gjuhë letërsi nga shkolla e Lartë Pedagogjike e Gjakovës. Lindur më 1961, pasioni i Xhencit është përralla, legjenda, tregimi, si dhe poezia, mjeshtër i së cilës është;

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “801” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat