Mund të jetë edhe shok i mirë, me konsideratë për ndjenjat e të tjerëve, prapëseprapë mediokër mbetet, me mendje të ngushtë, të shurdhër, të papërkulur – nuk mund të lidhë shkak me pasojë, ose të shohë se një ndryshim po vjen ose pse duhet të vijë; ai nuk mund të ndihmohet duke e pëlqyer ose ndonjëherë duke qeshur me të – kjo bën të arsyetosh se marrëzia mbështetet medoemos në bazë solide, ose është veti e mendjes së betonuar
Astrit Lulushi
Më 1492, Kristofor Kolombo u nis për udhëtimin e tij të parë eksplorues. Biografët thonë se ai mbante me vete edhe një libër me përshkrime lundrimesh të kryera dy shekuj para tij nga të tjerë eksplorues. Në libër bëhej fjalë edhe për një njeri që u nis me anije drejt perëndimit. Pas shumë kohësh lundrim, ai mbërriti në brigjet e një vendi, ku u befasua nga klima e njëjtë me atë të vendit të tij; kafshët ishin si ato që kishte lënë prapa; njerëzit, jo vetëm me të njëjta veshje e ngjyrë, por gjithashtu flisnin të njëjtën gjuhë si njerëzit në vendin e tij. Jashtëzakonisht i befasuar nga ky zbulim, pa vonesë hyri në anije, lundroi me nxitim prapa në drejtim të lindjes, vetëm për t’i dhënë popullit të tij lajmin se në një vend të largët kishte gjetur një racë njerëzore identike me racën e tyre. Në fakt, ai kishte lundruar rreth botës duke arritur në vendin e tij pa e njohur atë, dhe pastaj lundroi përsëri rreth botës për t’u kthyer po në vendin e tij.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “771” të revistës Koha Javore
