Kultura në një krizë shoqërore

Në një tjetër intervenim të tij, Pier Paolo Pasolini, flet për dy fjalë, në fakt dy fenomene, që ishin pjesë kryesore e diskursit publik të Italisë së viteve ‘60-ta dhe ‘70-ta; e këto dy fjalë kryesore, apo fenomene, janë: «zhvillimi» dhe «progresi». Për «zhvillimin», Pasolini thoshte se “fjala «zhvillim» ka sot një referencë që përdoret në një kontekst, padyshim, të politikave të djathta

Ron Salaj

Kush e dëshiron sot «zhvillimin»? Me fjalë të tjera, kush e dëshiron, jo në mënyrë abstrakte dhe ideale, por në mënyrë konkrete dhe për arsye të menjëhershme të interesave ekonomike? Është evidente: ata që e dëshirojnë «zhvillimin» në këtë sens janë ata që prodhojnë; janë ata, industrialistët. Dhe, është pikërisht ky «zhvillim», që në Itali, aktualisht, përmes industrialistëve, prodhon ‘mallra tepricë’. […] Konsumatorët e ‘mallrave tepricë’, janë në anën e tyre [të industrialistëve], jo-racionalisht dhe padijeni janë në pajtueshmëri me «zhvillimin». Për ata [«zhvillimi»] do të thotë promovim shoqëror dhe liri, duke rezultuar kështu në mohimin e vlerave kulturore që ishin furnizuar nga modelet e të “varfërve”, të “punëtorëve”, të “kursimtarëve”, të “ushtarëve”, të “besimtarëve”. Masa, pra, është për «zhvillimin»: por ajo e jeton këtë ideologji të sajën vetëm ekzistencialist, dhe ekzistencializmi është bartësi i vlerave të reja të konsumit. Por kjo nuk e zvogëlon atë që zgjedhja e tyre të jetë vendimtare, triumfale, dhe e egër.”. Ndërsa sa i përket «progresit», Pasolini vazhdon kështu intervenimin e tij: “Kush e dëshiron «progresin»? E dëshirojnë ata që nuk kanë interesa të menjëhershme për t’u kënaqur, vetëm, përmes «progresit»: e dëshirojnë punëtorët, fshatarët, intelektualët e majtë. E dëshirojnë ata që punojnë dhe që janë të shfrytëzuar. Kur them “e dëshirojnë” e them në një sens autentik dhe të përgjithshëm (mund të jetë edhe ndonjë “prodhues” që e dëshiron, përtej çdo gjëje, dhe ndoshta në mënyrë të sinqertë, «progresin»: por rasti i tij nuk përbën asgjë). «Progresi», prandaj, është një nocion ideal (social dhe politik): atje ku «zhvillimi» është një fakt pragmatik dhe ekonomik.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “786” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat