Asllan Bisha
Pas njëzet e tre muajsh e trembëdhjetë ditësh lundrimi, korbat e anijes prekën ujërat e qeta të pellgut të Bunës. Bashi çante si ngjalë. Anija i ikte drejtimit dhe nxirrte kokën jashtë kabinës, si gjarpri nga thekra dhe vështronte vendlindjen që afrohej një bërçik. Kundronte vargmalin e Rumisë i cili vazhdonte në Alpet Shqiptare, që mbetnin pas shpine.
Kapiteni ia mori këngës, zëri bariton i fuqishëm e zgjoi nga gjumi detar Agronin. Ai fërkoi sytë. I buzëqeshi fytyra. U gëzua kur pa se pas shpine kishte mbetur Guri i Gjeranave.
“O gushjaraveli, jaraveli,
O gushjaraveli, jaraveli,
Gushjaravel mos u ngërdhesh,
Se ta hjek nji flakaresh”.
Kënga detare dhe vallja shpërthente në det. Anija i afrohej qytetit. Buria buçiste. Kalaja bukuroshe në ujërat e përflakura, i jepte hijeshi Kalasë, e cila dukej si mjellmë. Buria buçiste dhe kumbimi i burisë, zëri i saj merrte edhe mëhallat e qytetit. Nga Kalaja në mol, turma priste. Tallallxhinjtë lajmëronin në Ranë dhe vazhdonin në Përrua, në Mëhallë të Re dhe në lagje të tjera se anija po i afrohej Kacemës.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “761” të revistës Koha Javore