Ditëve të fundit ka dalë nga shtypi libri “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” i autorit Qani Osmani. Në libër trajtohet koncepti i demokracisë në aspektin teorik, duke bërë një përqasje me funksionimin praktik të partive politike, me theks të veçantë të partive politike shqiptare në Mal të Zi.
Autori trajton çështje të ndryshme që lidhen me objektin e studimit, duke nisur nga origjina e partive politike, nocioni dhe klasifikimi i partive politike, roli shoqëror i partive politike, demokracia brendapartiake etj. Pjesën kryesore të librit e përbën studimi i partive politike shqiptare në Mal të Zi.
Libri është i strukturuar në nëntë kapituj, sipas tematikës që trajton. Ai ka 255 faqe dhe është me lidhje të fortë. Autori ka përdorur një literaturë të përzgjedhur në fushën e studimit të demokracisë dhe sistemeve politike.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “749” të revistës Koha Javore