Shumica e këtyre fondeve kufizon pjesëmarrjen vetëm në subjekte joprofitabile, që do të thotë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk mund të marrin pjesë në mënyrë direkte në tërheqjen e fondeve, por këtë duhet ta bëjnë të organizuar në grupime të cilat kanë subjektivitet juridik
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) mund të shfrytëzojnë mundësinë e tërheqjes së fondeve të nivelit rajonal siç janë fondet e asistencës para aderuese IPA (Instrument for Pre-accession Assistance). Fondet IPA mund t’i shfrytëzojnë shtetet kandidate për anëtarësim në BE (Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia) si dhe ato me status të kandidatit potencial për anëtarësim në BE (Kosova dhe Bosnja e Hercegovina).
Duhet cekur faktin që shumica e këtyre fondeve kufizon pjesëmarrjen vetëm në subjekte joprofitabile, që do të thotë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk mund të marrin pjesë në mënyrë direkte në tërheqjen e fondeve, por këtë duhet ta bëjnë të organizuar në grupime të cilat kanë subjektivitet juridik. Mënyra më adekuate është grupimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në klaster (cluster).
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “797” të revistës Koha Javore

