“Kalimera Poetike” merr emrin e Basri Çapriqit

“Çapriqi është njëri ndër themeluesit dhe ideatorët e manifestimit letrar ‘Kalimera Poetike’. Prandaj me këtë akt vlerësojmë kontributin shumëdimensional të Çapriqit për këtë manifestim dhe për SHAI ‘Art Club’ në përgjithësi. Jemi të bindur se emërtimi i ‘Kalimerës Poetike’ me emrin e Basri Çapriqit (Kalimera Poetike ‘Basri Çapriqi’) nderon këtë manifestim dhe do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të tij”, thuhet në komunikatën për media

Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka vendosur që manifestimi letrar “Kalimera Poetike”, të cilin e organizon kjo shoqatë, në të ardhmen të mbajë emrin e poetit, studiuesit dhe pedagogut universitar prof. dr. Basri Çapriqi.
Vendimi është marrë në Kuvendin vjetor të Shoqatës për të nderuar këtë personalitet të letërsisë shqipe dhe studimeve albanologjike, i cili u nda nga jeta më 14 janar të këtij viti.
Në komunikatën për media të kësaj shoqate thuhet se Basri Çapriqi ishte i lidhur shpirtërisht me vendlindjen e tij – Ulqinin. i.k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “802” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat