Qendra për të Drejtat e Grave organizoi në hapësirën “Svoja soba” hapjen e ekspozitës së punimeve të realizuara gjatë edicionit të 7-të të “Kursit të shkurtër për shfuqizimin e patriarkatit”, i cili këtë vit iu kushtua figurës së Stana Tomasheviq – Arnesen.
Ekspozitën e hapën artistja pamore Tanja Markush dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, Nevena Nikoliq dhe Corvin Von Strien, të cilët theksuan rëndësinë e mbështetjes së iniciativave që promovojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave përmes artit.
Këtë vit, për herë të parë, u ndanë edhe çmimet për tre punimet më të mira: Çmimi i parë – Indrit Çitaku, Çmimi i dytë – Luna Gjokoviq dhe Çmimi i tretë – Natalia Blackthorn.
Ky aktivitet synon të promovojë krijimtarinë artistike dhe debatin shoqëror mbi çështjet gjinore, duke përkujtuar figurën e grave që kanë kontribuar në luftën për barazi dhe drejtësi.
D. Teliqi
