Ne shqiptarët kemi humbur një njeri me shpirt të madh, një personalitet shumëdimensional të shqiptarisë, një intelektual që me përkushtimin e tij jetësor dha shumë për vendin dhe për popullin shqiptar. Ramiz Kelmendi u lind e u rrit në shekullin kur populli ynë bëri përpjekje të pandërprera për të fituar dinjitetin, të drejtat legjitime dhe lirinë kombëtare. Ramiz Kelmendi në vazhdimësi kërkoi e punoi për ngritje kulturore, arsimore e kombëtare të popullit tonë
Haxhi Lajçi
Në acarin e muajit janar, të gjithë ne shqiptarët kemi humbur një njeri me shpirt të madh, një personalitet shumëdimensional të shqiptarisë, një intelektual që me përkushtimin e tij jetësor dha shumë për vendin dhe për popullin shqiptar. Ramiz Kelmendi u lind e u rrit në shekullin kur populli ynë bëri përpjekje të pandërprera për të fituar dinjitetin, të drejtat legjitime dhe lirinë kombëtare. Ramiz Kelmendi në vazhdimësi kërkoi e punoi për ngritje kulturore, arsimore e kombëtare të popullit tonë. Në kohët e zymta të regjimit jugosllav, kur mohohej çdo gjë shqiptare, Ramizi studentëve me pasionin e shkrimtarit ju kishte ngulitur dashurinë për Shqipërinë. Pata fatin, njëkohësisht jam krenar, që edhe unë në vitet e 80-ta e kisha profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Aty dhe atëherë e njoha Ramizin si ligjërues e mësimdhënës brilant i pashoq, profesor i letërsisë shqipe, shkrimtar, publicist, përkthyes i veprave monumentale të letërsisë botërore.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “751” të revistës Koha Javore