“I dashur mashkull, arti është femër”

Edhe pse historia e artit botëror i anashkalon emrat e femrave krijuese gjatë shekujve, megjithatë ekziston një numër i caktuar i tyre që me këmbëngulje, edhe krahas injorancës mashkullore, kanë bërë emër në art

Qazim Muja

(vijon nga numri i kaluar)
Shkaku që ka aq pak femra që merren me art gjatë gjithë historisë së artit nuk fshihet në faktin se femrat janë më pak të talentuara, si dhe në faktin sepse janë të lëna pas dore me qëllim, por në faktin se gjatë historisë u janë dhënë role të tjera, si nënë, shtëpiake, rrobaqepëse etj., ndërsa nuk është stimuluar arsimimi i tyre artistik si dhe as ushtrimi i ndonjë arti tjetër me të cilin do të tregonin talentin e tyre.
Femrat gjithnjë e më shumë, me paraqitjen e feminizmit, kanë qenë të interesuara për atë që aq shumë i bën të ndryshme nga meshkujt, për atë që i bën të veçanta femrat artiste si dhe dallimet në artin e femrave nga ai i meshkujve, ide këto të cilat përhapen në vitin 1970 në SHBA dhe në shtetet perëndimore. Do të përmend domosdoshmërisht letërsinë shqipe me një histori jo të bujshme sa i përket artit femëror. Aq më pak për femrat që, si personazhe, mishërojnë në njëfarë mënyre konceptin e të ashtuquajturës “fem fatal” apo femra fatale, ashtu siç i gjejmë në literatura të tjera duke u nisur nga Kalipsoja, Lolita, Dalila, Fata Morgana, Medea, Judita etj. Tek në vitet e nëntëdhjeta, duke ndjerë frymën e lëvizjeve globale feministe, në Kosovë kemi dhe publikimin e parë të një antologjie, me titull “Takat e larta” të krijimtarisë femërore, me redaktore dr. Sazana Çapriqin. Pas kësaj nuk di asnjë ndërmarrje tjetër të këtij lloji. Ndërsa në Shkodër kemi një organizim të një grupi të femrave piktore.
Edhe pse historia e artit botëror i anashkalon emrat e femrave krijuese gjatë shekujve, megjithatë ekziston një numër i caktuar i tyre që me këmbëngulje, edhe krahas injorancës mashkullore, kanë bërë emër në art. Të kesh vizionin dhe, para së gjithash, guximin që të njëjtin ta paraqesësh në kohën kur normat shoqërore janë të përcaktuara ngusht, janë me të vërtetë karakteristika të rralla të disa femrave që patën guximin. Puna e tyre inspiron çdo femër për të ecur guximshëm në rrugën e realizimit të planeve të veta nga ideja deri te realizimi, e që asnjëherë nuk është e lehtë, por është e realizueshme dhe në të shumtën e rasteve me të vërtetë e vlefshme.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “834” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat