Javën që shkoi, në Bibliotekën e Ulqinit u bë hapja solemne e Këndit për të Rinj. Në këtë ceremoni morën pjesë të rinj nga shkollat e mesme në Ulqin, vullnetarët e projektit, përfaqësues të Ministrisë së Sportit – Drejtoria për Rini, Kryetari i Komunës së Ulqinit me bashkëpunëtorët e tij, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit lokal, etj.
Këndin e shpallën të hapur udhëheqësja e Bibliotekës së Qytetit znj. Ardita Rama dhe Kryetari i Komunës z. Nazif Cungu, të cilët bënë edhe prerjen simbolike të shiritit përurues.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore