Halim Hasani – maestro i aforizmit shqiptar

Për Koha Javore: Sevdail Hyseni/ Preshevë

Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, nga Lugina e Preshevës, gjatë javës së parë të muajit gusht, fillon veprimtaritë në fushën e zhvillimit, afirmimit dhe promovimit të vlerave kulturore, me moton: Vera kulturore “Lugina poetike 2017”.
Ky eveniment i lartë kulturor do të fillojë me promovimin e veprimtarisë letrare të maestros së aforizmit shqiptar, Halim Hasani, një krijues i talentuar, që i dha botës shqiptare jo më pak se 2400 aforizma, i cili më shumë se dy dekada, ia kushtoi kultivimit të këtij zhanri shumë të kërkuar në letrat shqipe.
Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, jo rastësisht, ka përzgjedhur në agjendën e veprimtarisë kulturore, Halim Hasanin, legjendën e aforizmës shqiptare, pikërisht gjatë periudhës së ardhjes së mërgimtarëve për pushime në vendlindje.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “775” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat