Gjuha shqipe të “mjekohet” me shumë ngut

Libri erdhi  në duart e lexuesve shqiptarë në kohën  kur gjuha shqipe  sulmohet nga të gjitha anët dhe mbrohet shumë pak nga ne.  Në këtë studim, ku veçohen gabimet që bëhen sot me gjuhën shqipe,  autori ka futur   të gjithë barbarizmat që nuk duhet të jenë në gjuhën shqipe. Po ashtu në libër ka përfshirë  edhe fjalët sinonimike të shqipes për të zëvendësuar fjalët e huaja

Gjekë Gjonaj

Akademiku Gjovalin Shkurtaj gjuhësisë shqiptare i dhuroi edhe një libër të vlefshëm. Një vepër me vlera të veçanta për të gjithë shqiptarët. Për gjuhën e tyre të folur e të shkruar.
Ky emër i njohur i letrave shqipe dhe mbrojtës i zellshëm i pastërtisë dhe pasurimit të gjuhës shqipe, botoi nën siglën e Shtëpisë Botuese “ Naimi” në Tiranë librin e tij më të ri “ Urgjenca gjuhësore” (Fjalorth i barbarizmave dhe huazimeve të zëvendësueshme me fjalë shqipe), të cilin e mora dhuratë për ditëlindje nga Prof.Dr. Hamit Boriçi.
Libri erdhi në duart e lexuesve shqiptarë në kohën kur gjuha shqipe sulmohet nga të gjitha anët dhe mbrohet shumë pak nga ne. Në këtë studim, ku veçohen gabimet që bëhen sot me gjuhën shqipe, autori ka futur të gjithë barbarizmat që nuk duhet të jenë në gjuhën shqipe. Po ashtu në libër ka përfshirë edhe fjalët sinonimike të shqipes për të zëvendësuar fjalët e huaja.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “762” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat