Gjergj Gjokaj, figurë e pakontestueshme e arsimit shqip

Mësuesi  Gjergj, gjatë tërë jetës zhvilloi betejë të pa kompromis për shpërndarjen e rrezeve të dijes dhe të diturisë kombëtare shumë brezave shqiptarë. Pra, hyri në historinë e lavdishme të arsimit shqiptar, të përpjekjeve për t’i dhënë dije dhe mësim kombëtar popullit tonë të shumëvuajtur 

Gjekë Gjonaj

Plejadës së  mësuesve  pishtarë e veteranë trieshianë  të gjysmës së shekullit të kaluar, të cilët mbi dyzet vite  punuan pa u lodhur dhe me entuziazëm e dashuri në arsimin e gjeneratave të tëra shkollarësh, i përket edhe   mësuesi Gjergj Gjokaj,  siç e thirrnim ne të gjithë pa përjashtim, ish-nxënësit, intelektualët dhe miqtë e tij.

Epitetin “Mësues” e fitoi në shtator të vitit 1957 , kur u diplomua në Shkollën Normale të Prishtinës dhe e mbajti me nder deri më 22 prill 2006, kur mbylli sytë përgjithmonë, duke kultivuar te brezat tanë, ndjenjën arsimdashëse, kulturë dhe vetëdije kombëtare. Kjo figurë e pakontestueshme e arsimit shqip, cili pesë vite punoi në fshatin Golesh ( Lipjanë) në Kosovë e më pastaj deri në pension në vendlindjen e tij në Triesh – Malësi do të mbetet udhërrëfyes dhe frymëzues i brezave tanë për përparimin dhe zhvillim shoqëror për mes dijes, kulturës dhe arsimit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “753” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat