Historikisht, periudha të paranojës së grupit mund të datohen nga shekujt 17-të, dhe 18-të. Ilustrimet e gjyqeve të terrorit nga periudha e Revolucionit Francez apo fotografitë e fshatrave të internimit dhe gjyqeve komuniste të shek. 20-të, kur për 50 vjet Shqipëria sundohej nga një parti e vetme, ngjallin frikën se arsyeja ishte e pafuqishme, në mos e vdekur
Për Koha Javore: Astrit Lulushi / Uashington
Frika, tmerri, terrori – në kulturë dhe politikë – të gjitha janë reagime ndaj pasigurisë kolektive për të ardhmen që nuk dihet, dhe nostalgji për të kaluarën kur ajo mbahet e panjohur.
Freud dhe Jung, psiko-analistë, sugjerojnë se tmerri mund të përkufizohet si diçka që kërkon të futet në çdo kulturë dhe të sundojë në emër të rendit gjoja “për hir të mirëqenies”.
Mendohet se frika ka shtatë herë më shumë gjasa të përhapet më shpejt se çdo sjellje tjetër shoqërore: ajo zë vend, duke i lënë njerëzit të pambrojtur, të prekur, të ngrirë emocionalisht.
Frika imagjinare është ikje nga bota reale ose një lloj trajnimi për konfliktet e saj. Tregimet si përrallat e Grimm-it (botuar së pari më 1812) ndihmojnë fëmijët të zotërojnë frikën. Kjo ide mund të shpjegojë deri-diku dëshirën për të përjetuar frikë, për të shikuar filma horror, për të bërtitur pa shkak, në një masë të caktuar.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “797” të revistës Koha Javore
