Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, sepse ata janë përgjegjës që Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet e fundit në Evropë, shkruante Faik Konica më shumë se një shekull më parë
Për Koha Javore: Astrit Lulushi
Disa thonë se është pozita gjeografike që i mban shqiptarët jashtë Bashkimit Evropian, të tjerë thonë se është feja myslimane, pastaj ka edhe nga ata që fajin ia ngarkojnë vetë shqiptarëve.
Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, sepse ata janë përgjegjës që Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet e fundit në Evropë, shkruante Faik Konica më shumë se një shekull më parë. Këto e fjalë e të tjera prej profeti, qëmtohen e përmblidhen në librin “Faik Konica – Përlindësi Modern” të ciklit Fletore koniciane, nga studiuesi i njohur Fotaq Andrea.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “773” të revistës Koha Javore
