Më 1994, kur më në fund u botua e plotë satira politike e Fishtës “Gomari i Babatasit”, d.m.th. tok me pjesën e saj të dytë të mbetur në dorëshkrim, kam pas shkruar në Parathënien e botimit:
“Nëse britanikët e meritonin ‘Udhëtimet e Guliverit’, rusët ‘Shpirtrat e vdekur’ ose gjermanët ‘Përrallën e dimrit’, shqiptarët duhet t’i kenë pasur hak hem ‘Gomarin”, hem ‘Zogun e gomarit’”.
Listën e identifikimit të personazheve me barasvlerësit e tyre si persona realë të Parlamentit shqiptar dhe të politikës shqiptare, që Fishta i kishte mbërthyer si karkaleca në satirën e tij, e kam pas postuar më parë. Duhet edhe një herë t’i njihet z. Kolec Çefa merita që, nga shënimet e zbuluara në dorëshkrimet e Fishtës, e ka njoftuar publikisht faktin se kush ishte personi që Fishta, në pjesën e dytë të veprës, e shndërroi në “gomar”. Kush?
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “770” të revistës Koha Javore
