Figurë poliedrike e poetit dhe veprimtarit besnik të popullit

Në fundvitin e kaluar, pikërisht më 17 dhjetor, u bënë plot 100 vjet prej kur në Plavën piktoreske, mu në bregun e Liqenit të bukur me te njëjtin emër, rrëzë Alpeve shqiptare e përballë bjeshkës së Visitorrit kreshnik, u lind shkrimtari, poeti, përkthyesi dhe shkencëtari i famshëm dhe i mirënjohur shqiptar Esad Mekuli (Sat Nokshiqi, Sat Hoxha), laureati, pishtari dhe figura poliedrike e njeriut dhe e krijuesit besnik tëpopullit

Shaban Hasngjekaj

Publicisti dhe shkrimtari kosovar prof. dr. Isak Shema, në vështrimin me titull “Kosova në poezinë e Esad Mekulit”, të botuar në librin e tij “Identitete letrare” shprehet: “Esad Mekuli
është shkrimtar i shquar i letërsisë bashkëkohore shqiptare. Ai dha kontribut të madh për zhvillimin dhe afirmimin e letërsisë dhe të kulturës sonë shqiptare. Në të gjitha format e krijimtarisë, u angazhua me tërë qenien e vet për emancipimin e gjithanshëm shoqëror, kulturor dhe shkencor. Mekuli, deri në fund të jetës, më 6 gusht 1993, për një kohë shumë të gjatë, është marrë jo vetëm me krijimtarinë poetike, por edhe me veprimtari shumë të gjerë kulturore“.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “751” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat