Festival i poezisë së sotme shqipe

Nata e parë e edicionit të sivjetshëm iu kushtua poetit, studiuesit dhe profesorit të ndjerë Basri Çapriqi në formën e një mbrëmjeje homazh, ndërsa dy netët tjera u mbajtën mbrëmje autoriale me shkrimtarët e ftuar – poeten dhe skenaristen Natasha Lako nga Shqipëria dhe poetin Salajdin Salihu nga Tetova

Për tri net me radhë, nga e premtja deri të dielën mbrëma, adhuruesit e letërsisë dhe të kulturës në përgjithësi patën mundësi të shijojnë vargjet e bukura të poezisë shqipe dhe fjalët e studiuesve të letërsisë mbi tre poetë të shquar të letërsisë shqipe, në edicionin e sivjetshëm të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”, i cili organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.
Që prej këtij viti “Kalimera Poetike” ka marrë emrin e poetit, studiuesit dhe profesorit të ndjerë Basri Çapriqi, prandaj nata e parë e edicionit të sivjetshëm iu kushtua këtij autori në formën e një mbrëmjeje homazh, ndërsa dy netët tjera u mbajtën mbrëmje autoriale me shkrimtarët e ftuar – poeten dhe skenaristen Natasha Lako nga Shqipëria dhe poetin Salajdin Salihu nga Tetova. (Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat