Femra të ndjehet e vlerësuar dhe t’i dëgjohet zëri

“Gruaja shqiptare ka pasur një rol thelbësor në historinë e kombit dhe në të gjitha arritjet dhe rezultatet në fazat dhe fushat e ndryshme të jetës. Modelet e grave me histori suksesi dhe që na frymëzojnë ndër breza, datojnë që nga Mbretëresha Teutë… Këto gra kanë pasur në gjenin e tyre ADN-në e patriotizmit, mençurinë dhe urtësinë e shqiptarëve, herozimin e pashoq duke përcjellë vlera dhe cilësitë më të mira”, është shrepehur Mimoza Hajdarmataj, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës “Gratë në Shërbim Publik”

Ulqin – Roli dhe pozita e gruas në shoqëri, me theks të posaçëm në shoqërinë shqiptare, ka qenë në qendër të edicionit të sivjetshëm të Festivalit të Grave Krijuese, i cili është mbajtur të shtunën në sallën e Shkollës së Muzikës në Ulqin.
Në fjalën përshëndetëse, nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, njëherazi edhe koordinatore e projektit, ka përgëzuar dhe ka shprehur mirënjohje “për të gjitha ato femra të cilat mundohen me punën e vet të lënë gjurmë”, e sidomos për ato që shkruajnë, sepse sipas saj, “çdo gjë harrohet, kurse fjala e shkruar mbetet në letër”.
Ajo ka shprehur bindjen se pavarësisht pjesëmarrjes së vogël, beson se takimi në një atmosferë intime dhe të bukur do t’i mbesë çdokujt në kujtesë. i. k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “832” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat